Altin Binaj bëhet anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese

Postuar në 22 Dhjetor, 2020 12:50

Altin Binaj betohet sot si anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese.

Binaj bën betimin para kreut të shtetit, pak ditë pasi Kuvendi miratoi me 96 vota kandidaturën e tij në seancën plenare të javës së shkuar.

Prokurori Altin Binaj ishte e vetmja kandidaturë që u paraqit nga KED para deputetëve.

Me zgjedhjen e Binajt, Parlamenti plotëson tre emërimet e tij në Gjykatën Kushtetuese, e cila nuk është funskionale prej tre vjetësh pasi anëtarët e saj u shkarkuan nga procesi i vetingut.

Megjithatë, pavarësisht emërimit të Binajt, Gjykata Kushtetuese nuk mund të jetë sërish plotësisht funksionale.

Presidenti i Republikës duhet të zgjedhë vakancën  e mbetur nga dy që i takojnë.

Tre vende që zgjidhen nga Gjykata e Lartë mbeten vakante deri në ngritjen e kësaj të fundit. Një prej këtyre vendeve mbahet nga gjyqtarja Vitore Tusha, e cila kryeson edhe gjykatën.

Tusha do të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e zëvendësuesit të saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.