Rrënjët e pandemisë së CoVid-19

Postuar në 17 Dhjetor, 2020 03:40
Dr. Dany Shoham- Mikrobiolog, eksperti kryesor izraelit për luftën kimike dhe biologjike

 

Çështja e origjinës së genomit dhe burimit direkt të virusit që provokoi pandeminë e CoVid-19 është adresuar paralelisht si nga shkenca dhe agjencitë e inteligjencës, secila duke përdorur mjetet e veta në ndërtimin e hipotezave dhe nxjerrjen e përfundimeve. Origjina e genomit të virusit indeks(varianti që infektoi Pacientin Zero) është përcaktuar të jetë një virus lakuriqi nate kinez që iu nënshtrua preadaptimeve të shpeshta në njerëzit, përfshirë transmetueshmërinë e vazhdueshme, përpara se të infektonte Pacientin Zero. Çështja që mbetet e hapur është si, ku dhe kur nisën këto preadaptime të tilla të veçanta gjenomike.

Në pamje të parë, duket se në këtë stad, mundësia e ndërhyrjes njerëzore(e çfarëdo lloji) është më e lartë sesa ngjarja natyrale, adaptimi spontan evolucionar, ndonëse është e vështirë të krahasosh këto dy mundësi. Një tjetër çështje kritike ka të bëjë me mospërputhje domethënëse dhe gabimet që ndodhën në Institutin e Virologjisë në Vuhan dhe institucionet e tjera kineze si  në Vuhan dhe gjetkë në Kinë gjatë dekadës që parapriu pandeminë, sikurse edhe më pas. Një pyetje që del nga hetimi është nëse këto mospërputhje dhe gabime ishin raste neglizhence apo manovrime të qëllimshme. Kjo e fundit duket të jetë mundësia predominuese.

Lista e anomalive është e gjatë. Ajo përfshin:

  • Studimet shkencore me të dhëna dhe gjetje inkoherente
  • Hapësira të pashpjeguara, inkosistencë dhe kontradikta
  • Kronologji të pakuptimta dhe pa sens
  • Mungesë e pajustifikuar transparence
  • Eliminim dhe deformim i të dhënave dhe bazës së të dhënave
  • Fshehja dhe mundësisht shkatërrim i viruseve(përfshirë virusin infektues) dhe materialit gjenomik
  • Presioni mbi shkencëtarët e pabindur, mjekët dhe zyrtarët
  • Zhdukja e personave kyç
  • Shkëmbim i leverdisshëm mes institucioneve ushtarake/të mbrojtjes dhe atyre civile(si dhe entiteteve të tjera).

E gjithë kjo presupozohej se i shërbente një qëllimi kryesor: të pengonte gjurmimin e rrënjëve të virusit indeks-bazë(përgjegjësi për pandeminë). Këto manovrime të qëllimshme formojnë në tërësinë e tyre një argument të fortë në mbështetje të konceptit të transmetimit jonatyral.

Më tej akoma, në mbështetje të fshehjes së qëllimshme dhe sistematike rreth ndikimit real epidemik të virusit gjatë muajve të parë të shpërthimit janë zbuluar së fundmi në një raporti të hollësishëm 117 faqësh të rrjedhura nga Qendra Provinciale e Hubeit për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(Vuhan është qendra e Provincës së Hubeit). Këto dokumente janë sigluar si të klasifikuara dhe vetëm për përdorim të brendshëm.

Nuk ka asnjë referencë për burimin e virusit në këto dokumente. Kurioze megjithatë, aty përmenden “ndërtesa në një qendër për ruajtjen e specieve toksike dhe bakteriale”. Me “bakteriale” mund të referohet si “mikrobiale”(përfshirë viruset) dhe “toksike” në “virulente”.

Ky debat është shumë i ndërlikuar dhe përmban potencialin për zbulime shpërthyese në shumë nivele, por komuniteti i inteligjencës në botë ka mbajtur përgjithësisht heshtje mbi këtë çështje. Kjo është sa intriguese aq edhe jobefasuese. Shumë vende perëndimore, sikurse Rusia, India, Japonia dhe Australia, kanë patur vlerësime nga shërbimet e tyre që në fillim të janarit 2020 por i kanë mbajtur përfundimet e tyre larg publikut.

Vetë këmbëngulja e agjencive të inteligjencës për të qëndruar të heshtura implikon se ato e gjykojnë se fillimi i transmetimit të ketë qenë jonatyral. Nëse do të kishte qenë ndryshe, pra nëse pandemia do të ishte rezultat i një transmetimi natyral, ato me gjasë do ta kishin bërë publik konkluzionin e tyre. Administrata amerikane tregoi disa muaj më parë, se një transmetim jonatyral ishte i mundshëm, por asnjë deklaratë e tillë nuk është lëshuar nga shërbime amerikane. Ekziston mundësia që vlerësime rigoroze të shërbimeve të inteligjencës të jenë miratuar në nivelet e NATO-s dhe “5 sytë”(një aleancë e shërbimeve të inteligjencës mes Australisë, Kanadasë, Zelandës së Re, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA), por edhe ato nuk janë bërë publike.

Në nivel shkencor, sa më shumë kohë kalon pa u identifikuar një kafshë jolaboratorike – me thuajse të gjithë genomin e vet viral – si bartësi I parë I SARS-CoV-2, aq më shumë fiton besueshëmri argumenti se tranemstimi fillestar ishte jonatyral(është thuajse e sigurtë se vizon, ndonëse një kafshë e rëndësishme bartëse jolaboratorike, nuk ishte burimi direkt i virusit që shkaktoi pandeminë).

Shumë shkencëtarë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë Rusinë, besojnë në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri se transmetimi nuk ishte natyral. Mes tyre hyjnë p.sh prof. Joseph Tritto nga Italia që është president i Akademisë Botërore për Shkencat Biomjekësore dhe Teknologjitë(një OJQ e themeluar në vitin 1997 nën kujdestarinë e UNESCO-s). Ai pretendon se:

Sigurimi(nga Kina) i virusit(që infektoi Pacientin Zero) do të thoshte të pranohej se SARS-CoV-2 u krijua në laborator. Prania e copëzave të caktuar të genomit në një virus që u zhvillua në natyrë nuk mund të ndodhte kurrë. Eksperimentet në Vuhan tërhoqën vëmendjen e ushtrisë kines dhe sektori mjekësor-biologjik që merret me armët biologjike…Kështu, mjekët dhe biologët që i përkasin sferës politiko-ushtarake iu bashkuan eksperimenteve…Është e arsyeshme të mendosh se prof. Shi Zhengli(hetuesi kryesor i Institutit të Vuhanit) veproi vetëm nga pikëpmaja prestigjit shkencor, pa marrë megjithatë parasysh rreziqet në termat e sigurisë dhe ineteresat politiko-ushtarake që mund të nxiste kërkimi…Virusi u krijua me mënyra të inxhinierisë gjenetike në një laborator ushtarak të mbikëqyrur në Vuhan dhe doli aksidentalisht

Në kontesktin e informacionit të inteligjencës, Tritto deklaroi në gusht se:

negociatat po vazhdojnë mes agjencive të inteligjencës së pesë vendeve – SHBA, Kanadasë, Australisë, Zelandës së Re dhe Japonisë – dhe Kinës. Ndoshta gjatë negociatave diplomatike, të parët do të donin të shtynin në kohë evidentimin e përgjegjësive të Kinës për të cilat ata kanë prova, shtyrje kjo në këmbim të posedimit të virusit bazë në mënyrë që të zhvillohet një vaksinë universale

Në termat e zhvillimit të vaksinës, bie në sy se përpjekja më produktive në Kinë u zhvillua në Institutin e Prodhimeve Biologjike në Vuhan, një objekt i lidhur me establishmentin e mbrojtjes që ka punuar me viruse të ngjashëm me SARS në Qendrën e vet Kombëtare për Kërkimin dhe Teknologjinë Inxhinierike për Vaksina të Kombinuara, në bashkëpunim me Institutin e Virologjisë në Vuhan, që nga viti 2017.

Njësoj si prof. Tritto, shkencëtari i njohur rus, prof. Peter Chumakov(anëtar i Akademisë Ruse të Shkencave) është është shprehur se shkencëtarët kinezë në Institutin e Virologjisë në Vuhan kanë ndërmarrë hapa skajshmërisht të rrezikshëm gjatë studimeve të tyre për krijimin e vaksinave, përfshirë ndërfutjen të sekuencave në genom, çka i dha virusit aftësinë për të infektuar qelizat njerëzore. Ai shton:

Askush nuk përjashton(mundësinë) se pas shkencëtarëve qëndrojnë kujdestarët të cilët i orientuan veprimet e tyre në një tjetër drejtim ku kishin nevojë

Shumë institute ushtarake kineze jashtë Vuhanit punuan po ashtu me viruse të rëndësishëm dhe të ngjashëm me SARS, me origjinë nga lakuriqët e natës, shpesh në bashkëpunim me Institutin e Vuhanit.

Argumenti i pavarur shkencor i parashtruar nga shkencëtarët rusë, italianë dhe të tjerë e dobëson pozitën e analizave që mbështesin transmetimin natyral dhe përforcon mundësinë e argumentit për transmetim jonatyral. Arsyetimi dhe koncepti i tyre është kundërshtuar, por pa u refuzuar në mënyrë bindëse.

Ka po ashtu spekullime për raste misterioze pneumonie, tepër virulente, me origjinë nga lakuriqët, e pranishme me shumë gjasë te minatorët në Kinë në vitin 2012, por që në mënyrë të çuditshme nuk u regjistrua jashtë në mjedis të hapur. Instituti i Virologjisë në VUhan ishte i përfshirë në këtë çështje po ashtu. Prof. Stuart Newman, një ekspert nga më të njohurit në New York Medical College, e quajti atë “burimi shpjegues më i mirë deri më sot për origjinë e SARS-CoV-2”.

Ndoshta nuk është e vetmja rrënjë e virusit pandemik, por meriton megjithatë vëmendje të veçantë sikur të ishte virusi kyç primordial.

Do të ishte shumë e vështirë për të inkriminuar përfundimisht Kinën si zhvillues i virusit fillestar – qoftë nëse ka qenë krijuar si armë biologjike, qoftë nëse është lëshuar apo jo qëllimisht. Kjo do të krijonte polarizim gjeopolitik kaotik dhe do të nxiste kërkesa për kundërpërgjigje ndaj Kinës.

Përmbajtja ndaj çdo forme kundërpërgjigjeje do të ishte e paarsyeshme nëse do të kishte me të vërtetë provë përfundimtare, por kundërgjigja do të mund të shkaktonte kaos në shkallë të gjerë. Një akuzë e minimizuar ndaj Kinës si fajtore e një rrjedhjeje aksidentale të shmangshme të një virusi me origjinë natyrore të ruajtur në një laborator akademik mund të provokojë më pak tensione dhe kaq, por gjasat që kjo është në fakt ajo çfarë shërbimet e inteligjencës kanë përcaktuar po bjerret me kohën.

Dhe edhe nëse kaq do të ishte dëmi i shkaktuar nga gabimi i Kinës, pasojat e veta shkatërrimtare – përhapja e virusit në mbarë botën, me të gjithë çfarë vjen – mbetet.

Përtej çështjes së mënyrës përmes së cilës virusi që provokoi pandeminë erdhi në ekzistencë është çështja e mbledhjes dhe përpilimit të të gjithë informacionit të mundshëm që është jetik për zhvillimin e një vaksine të përmirësuar, anti-serumi dhe medikamenti. Deshifrimi i rrënjëve të SARS-CoV-2 është pra i dëshirueshëm për shumë arsye, një ndër më kryesoret prej të cilave, nevoja për të kuptuar plotësisht sofistikimin e thellë të virusit – natyral apo i krijuar nga njeriu – si dhe për ta neutralizuar efektin e tij. Është po ashtu esenciale gjurmimi i plotë i rrënjënve të virusit në mënyrë që të shmanget shfaqja e patogjenëve të ngjashëm. Në të gjitha kuptimet(shkencore dhe të shërbimeve inteligjente), rrënjët e virusit do të duhet të zbulohet imtësisht dhe me objektivitet. Kjo ka për të qenë një detyrë globale.

Një gjë e çuditshme është grupimi misterioz i disa cilësive të pazakonta, që kanë si të përbashkët afinitetet veçanërisht të amplifikuara dhe/ose patogjenike të indeks virusit drejt njerëzve. Gjasat që ky lloj grupimi të ndodhte natyralisht në rajonin bio-gjeografik të Vuhanit janë të pakta, por gjasa që kjo ndodhi brenda Institutit të Virologjisë në Vuhan është e lartë në dritën e llojeve të eksperimenteve mbi koronaviruset që zhvilloheshin aty prej vitesh. Kjo mbështetet më tej nga një numër i madh ngjarjesh anësore(shembujt e mësipërm të sjelljes joprofesionale) që as nuk duhen injoruar, as edhe konsideruar si rastësore.

Ndërveprimi kompleks mes shkencës dhe shërbimeve inteligjente pritet të sqarojë me objektivitet se çfarë ndodhi, por forcat gjeopolitike dhe vektorët gjeostrategjikë mund të pengojnë pëpraimin drejt sqarimit të çështjes. Nëse i vetmi element në diskutim do të ishte origjina e genomit të burimit të drejtpërdrejtë të virusit bazë, e gjithë çështja do të ishte shumë më e thjeshtë. Por gërshetimi i të dyjave mbëshet gjasat se kemi të bëjmë me përhapje jonatyrale. Një ekzaminim i afërt i kombinimit në fjalë do të provohet më kuptimplotë sesa ekzaminimet e ndara të dy çështjeve.

Rrënjët e virusit pandemik analizohet skematikisht në tabelën e mëposhtme:

Variacione të mundshme të mënyrave në bazë të brezit dhe shfaqej se SARS-CoV-2 në Vuhan, 2019 dhe ndërveprimet e presupozuara të tyre

*Burimi direkt përfaqëson kursin përmes të cilit Pacienti Zero ra në kontakt me virusin.

**Origjina e genomit përfaqëson mënyrën në të cilën genomi i virusit infektoi Pacientin Zero

***Brenda kontekstit që po diskutohet, lëshimi i qëllimshëm konsiderohet si i pamundur në këtë moment.

#Kalimet seriale të  virusve të aftë pararendës në disa kultura indesh dhe/ose kafshë laboratorike, kryer në Vuhan.

# #Mund të jetë, në parim, një kombinim i innxhinierimit genetik dhe evoluimit përmes kalimeve në Vuhan.

Shigjetat e purpurta përfaqësojnë shanset në rritje(në shkallë të ndryshme të cilat nuk janë treguar, përveçse lëshimi i qëllimshëm që konsiderohet si me mundësinë më të vogël), ndërkohë që shigjetat jeshile përfaqësojnë thuajse të njëjta shanse.

Bie në sy se secila nga të tre variacionet të lidhura me rrjedhjen aksidentale(lexoni tabelën vertikalisht) ka dy nën-variacione: si atë se virusi ishte subjekt i studimit akademik, apo se u eksplorua si një armë biologjike. Kjo është ende një çështje e hapur. Një virus përfundimtar pararendës nuk është gjetur ende për asnjë nga variacionet apo nën-variacionet e përmendura(10 në total). Gjetje të reja shkencore apo të inteligjencës mund të qartësojnë vlerësimin e përmbledhur në tabelë. Vetëm koha do ta tregojë.

Burimi: Begin-Sadat Center 

Përkthimi: ResPublica 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.