Zbulimi/Phenylbutrate ndihmon në neutralizimin e viruseve të herpesit

Postuar në 13 Dhjetor, 2020 22:43

Një ilaç që përdoret për të trajtuar një mosfunksionim të rrallë enzime mund t’i ndihmojë qelizat të asgjësojnë viruset herpes simplex 1 dhe herpes simplex 2. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në “Science Advances”. Studiuesit konkluduan se aktiviteti antiviral i ilaçit të quajtur phenylbutrate ose PBA ishte akoma më i fuqishëm kur kombinohej me acyclovir, një medikament që trajton HSV-1.

Kur këto dy ilaçe kombinohen së bashku, nevojitet më pak acyclovir, i njohur për efektet anësore toksike në veshka. Pikërisht zvogëlimi i dozës së acyclovirit, rrjedhimisht efekteve anësore në veshka, e bën këtë zbulim të rëndësishëm. Viruset e herpesit simplex janë dy llojesh: lloji 1 që infekton sytë dhe gojën dhe mund të çojë në verbim dhe lloji 2, një infeksion gjenital që shkakton plagë dhe dëmton cilësinë e jetës. Trajtimi i këtyre dy infeksioneve shpesh kërkon acyclovir, një mjekim që merret nga goja. Por përdorimi afatgjatë o tij mund ta bëjë të paefektshëm dhe të dëmtojë edhe veshkat. Eksperimentet e kryera me minjtë në laborator treguan se kombinimi PBA-acyclovir arriti të kuronte plotësisht sytë dhe organet gjenitale, duke zhdukur virusin.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.