Meksikë/ 119 kafka aztekësh gjenden nën themelet e kryeqytetit

Postuar në 12 Dhjetor, 2020 10:27

Arkeologët kanë zbuluar 119 kafka njerëzore nën qendrën e kryeqytetit të Meksikës. Kafkat u zbuluan në atë që ka qenë dikur kullë e aztekëve.

Kulla u zbulua në vitin 2015 gjatë restaurimit të një ndërtese në kryeqytetin meksikan.

Zbulimi besohet të jetë pjesë e riti sakrifice nga tempulli për perëndinë azteke të diellit, luftës dhe sakrificës njerëzore.

I njohur si Huey Tzompantli, kjo ndarje me kafkat njerëzore qëndronte në cep të kishëzës së Huitzilopochtli, mbrojtësi i kryeqytetit Aztec Tenochtitlan.

Aztekët ishin një grup popujsh që flisnin nahuat dhe kanë dominuar në pjesë të mëdha të Meksikës qendrore nga shekujt XVI –XVI.

Perandoria e tyre u përmbys nga pushtuesit e udhëhequr nga pushtuesi spanjoll Hernán Cortés, i cili pushtoi Tenochtitlan në 1521.

Një strukturë e ngjashme frikësoi ushtarët që shoqëronin pushtuesin spanjoll kur ata pushtuan qytetin.

Struktura cilindrike është afër Katedrales së madhe Metropolitane, e ndërtuar mbi Tempullin e Madh, një nga tempujt kryesorë të Tenochtitlan, tani Meksiko Siti modern.

"Tempulli i madh vazhdon të na befasojë dhe Huey Tzompantli është pa dyshim një nga zbulimet arkeologjike më mbresëlënëse të viteve të fundit në vendin tonë", tha ministrja meksikane e Kulturës, Alejandra Frausto.

Arkeologët kanë identifikuar tre faza ndërtimi të kullës, e cila daton midis viteve 1486 dhe 1502. / BBC /

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.