Protesta në Berlin kundër masave të reja shtrënguese të qeverisë për pandeminë

Postuar në 18 Nëntor, 2020 15:08

Paralajmërimi i qeverisë gjermane se do të shtrëngojë masat e marra në kuadër të menaxhimit të pandemisë  ka provokuar protesta në Berlin. Disa mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të kryeqytetit me thirrje kundër kancelares Angela Merkel duke detyruar policinë të ndërhyjë. 

Ndryshimet nuk kanë kaluar ende dhe po shqyrtohen në parlament. Protestat janë një reagim nga të drejtës që merr qeveria për të imponuar kufizime në kontaktet sociale, rregullat e maskës, pirjes së alkoolit në mjedise publike, mbyllje dyqanesh dhe ndalim I aktiviteteve sportive. Sipas mbrojtësve të projektit, nisma do të sigurojë një bazë legale për distancimin, por edhe për mbylljen e shkollave dhe qendrave të kujdesit.

Kritikët thonë se ky ligj i jep shumë pushtet qeverisë dhe rrezikon qytetarët duke arritur madje të krahasojnë atë me aktet e Hitlerit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.