Ndryshimet klimaterike, lulet po ndryshojnë ngjyrën

Postuar në 03 Tetor, 2020 17:15

Një studim i ri i publikuar në Current Biology hipotetizon se në 75 vitet e fundit pigmenti i luleve ka ndryshuar. Për shkak të ndryshimeve klimaterike, pigmenti ultraviolet është rritur në përgjigje të rritjes së temperaturave të përgjithshme dhe hollimit të shtresës së ozonit.

Që nga viti 1941 deri në vitin 2017, ky pigment është rritur me 2% çdo vit duke ndikuar në percetimin e polenizuesve. Pigmentete që përthithin rrezet ultraviolet te lulet luajnë rolin e ekranit mbrojtës që mbrojnë qelizat e ndjeshme apo polenin nga radiacioni. Ndryshimet në nivelin e pigmentit janë një mënyrë për të kuptuar se çfarë po ndodh dhe sesi bimët përgjigjen ndaj këtyre ndryshimeve.

Ekipi i Clemson University studioi 1258 mostra nga 42 lloje të ndryshme të marra që nga viti 1941 duke bërë krahasimin e petaleve duke përdorur metoda teknike. Ndryshimi në pigmetim varet nga struktura e lules dhe disa i përgjigjen luhatjeve të ozonit, ndërkohë që të tjera i përgjigjen temperaturës. Në çdo rast ndryshimet e vërejtura ilustrojnë një reagim të caktuar që ka patjetër kufijtë e vet duke paralajmëruar se luhatjet e mëdha mund të shkatërrojnë ndërveprimin polenizues.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.