Raportohet për 78 viktima në Bejrut. Shpërthimi i shkaktuar nga 2750 tonë nitrat amoni

Postuar në 05 Gusht, 2020 03:00

Dy shpërthimet e ndodhura dje në kryeqytetin libanez, Bejrut, duket se kanë lënë pas një bilanc tragjik në viktima që i shtohet spektaklit terrorizues të kapur në kamera. Të dhënat e përditësuara flasin për 78 të vdekur dhe 3700 të lënduar. 

Duket se nga hetimet apo vlerësimet e deritanishme shkak për përmasën e shpërthimeve që u panë si dy kërpudha që pasuan njëra-tjetrën, të jetë nitrati i amonit, konkretisht 2750 tonë material i depozituar në port. Edhe enciklopedia online, Wikipedia, e ka renditur incidentin si ngjarje e provokuar nga nitrati i amonit që ka veti shpërthyese në prëni të zjarrit. 
Kryeministri i vendit Hassan Diab ka deklaruar se përgjegjësit do të paguajnë çmimin për këtë që ndodhi. Shpërthimi thuhet se është ndjerë deri në Qipro, 240 km larg Bjerutit, ndërkohë që ndjesia përshkruhet si ajo e një tërmeti. 

Nuk ka asnjë të dhënë zyrtare deri më tani që të flasë për akt të qëllimshëm terrorist, por media të ndryshme vënë në dukje se shpërthimi ndodh tri ditë përpara të jepet vendimi për katër anëtarë të lëvizjes shiite Hezbollah që akuzohen se janë përgjegjës për vrasjen në vitin 2005 përmes një shpërthimi, të ish-kryeministrit, miliarderit sunit Rafic Hariri. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.