Naftë për refugjatë, pazari libian që ka përmbytur Europën

Postuar në 22 Qershor, 2020 13:53

Naftë për emigrantët. “Libia connection” është skenari më i fundit fitimprurës i mafies siçiliane që ka gjetur në Libi një parajsë të re. Hetimet e kryera nga prokuroritë e Bolonjës, Trentos dhe Romës japin të dhëna për një kontrabandë masive nafte nga Libia drejt Italisë, ku sipas vlerësimeve të deritanishme, evazioni fiskal i hidrokarbureve të futur në këtë mënyrë, arrin në 10 miliardë euro.

Në këtë linjë trafiku që në Siçili ka për organizator klanin katanez të Cosa Nostras, del në pah si pikë tranziti Malta dhe një kompani transporti që siguronte dorëzimin e mallit në Itali. Mediat italiane raportojnë se edhe vrasja e gazetares Daphne Caruana Galizia më tetor 2017 lidhet pikërisht me këtë çështje.

Sipas këtyre burimeve hetuesit e OKB-së kanë zbuluar se nafta nga Libia niset nga rafineria Zaëiyah, që është paralel me rrugën bregdetare dhe që lidh trafikantin libin Bija të milicisë Al-Nasr dhe vëllezërve Kachlav me katanezët ku figuron në hetim një emër, Nicola Orazio Romeo me lidhje të forta me familjen Mazzei dhe Santapaola-Ercolano.

Imbarkimi bëhet në portin e Zuaras ku anijet e marrin karburantin me mjete të tjera, jo direkt në tokë dhe kontrolli në Libi i atribuohet grupeve kriminale dhe atyre islamike, diçka që shpjegon ndër të tjera se kaosi në këtë vend është interes për të tjerë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.