Kundërshtime ndaj politikës së Trump në Izrael

Postuar në 08 Qershor, 2020 14:12

Plani i administratës amerikane dhe qeverisë së Netanyahut për aneksimin e luginës së lumit Jordan dhe ngulimeve ilegale në Bregun Perëndimor ka hasur në reagime edhe brenda vetë Izraelit. Mediat e këtij vendi raportojnë se mijëra njerëz kanë protestuar kundër këtij vendimi që ka sjellë edhe reagimin e Autoritetit Palestinez që ka kërcënuar se do të tërhiqet nga të gjitha marrëveshjet.

Jo aneksimit, jo pushtimit, po paqes dhe demokracisë

lexohej në pankartat e demonstruesve të organizuar nga disa OJQ të majta.

Pikëpamjet për zonën në fjalë janë të ndryshme. Autoriteti Palestinez kërkon një shtet të pavarur në Bregun Perëndimor, Jeruzalemin Lindor dhe në Rripin e gazës, territore këto të kapura nga Izraeli në vitin 1967. Në janar të këtij viti presidenti Trump prezantoi një plan të vetin sipas të cilit njihte sovranitetin izraelit mbi ngulimet në Bregun Perëndimor e që janë ilegale sipas ligjit ndërkombëtar.

Nbë mbështetje të politikës bipartizane në Izrael dhe në raportet e tij me palestinezët ka dalë edhe senatori amerikan Bernie Sanders si dhe drejtuesja e Kongresit, Nancy Pelosi. Sipas saj aneksimi i njëanshëm i Bregut Perëndimor cenon interesat e sigurisë kombëtare të SHBA dhe vë në diskutim dekada politikë bipartizane në rajon.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.