Detroit, infektohet 2% e stafit mjekësor në një nga spitalet kryesore

Postuar në 07 Prill, 2020 13:32

Duket se teza se në Itali epidemia u ushqye nga infeksionet në spital gjen konfirmimin e vet edhe në SHBA.

Kështu mediat raportojnë se në një spital në Deroit, konkretisht në spitalin Henry Ford Hospital Campus janë konfirmuar 731 persona, pjesë e stafit si pozitivë me CoVid-19.

Kjo është një shifër që përbën 2% të stafit që shkon në 31 600 të punësuar.

Shifra të tilla të mëdha në infektimin e stafit u verifikuan në Itali, ku epidemia u prit disi lehtë dhe ku në fillim nuk u kuptua virulenca e virusit. Italia mban rekordin e personelit të prekur dhe që ka vdekur nga CoVid-19. Për këtë arsye dhe për faktin se beteja me koronavirusin nuk është fituar ended he madje as edhe është kuptuar mirë, të gjitha masat që po merren, përfshirë testimin e medikamenteve dhe vaksinave eventule do të aplikohen fillimisht mbi personelin mjekësor dhe të moshuarit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.