Të dërguar specialë që thonë se nuk bëjnë asgjë

Postuar në 19 Shkurt, 2020 11:21

I Dërguari Special i presidentit Trump për Dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell ka hedhur poshtë zërat se SHBA mbështet shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Ai e ka quajtur lajmin e publikuar nga faqja EuObserver si lajm të rremë duke nënvizuar përmes një statusi në Tuiter se:

unë jam për atë që palët bien dakord. Unë jam i fokusuar në zhvillimin ekonomik, jo politikën

Mirëpo këtu pyetja është nëse z. Grenell meriton të quhet i Dërguar Special, kur sillet si atashe ekonomik? Nga ana tjetër, faqja EuObserver, citonte një tjetër Amerikan Special për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer. Ky i fundit sipas faqes në fjalë është pyetur konkretisht për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës dhe përgjigja ka qenë:

U takon palëve të vendosin parametrat e dialogut

Pra nëse të dyja vendet bien dakord edhe SHBA është dakord. Nëse është kështu, atëherë amerikanët janë thjesht dashamirës të një marrëveshjeje çfarëdo dhe nuk po duan të marrin rol drejtues në dialog. Na kujtohet këtu sesi edhe gjatë protestave të opozitës shqiptare, përfaqësues si ky Palmer deklaronin se u takon palëve të gjejnë zgjidhje, për të shtuar më pas se zgjedhjet duhen bërë pavarësisht gjithçkaje. Çfarë bëjnë këta të dërguar special, kjo nuk kuptohet. Përveçse ngatërrohen me këmbët e tyre në ato që thonë, gjë tjetër nuk duket se po ndodh. Nëse SHBA është dakord me çdo marrëveshje, atëherë nuk ka nevojë për të Dërguar Specialë. Mjafton të presin kur gështenjat të piqen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.