Lavrov: SHBA po përpiqet të ndajë Sirinë dhe të krijojë një petro-shtet kurdësh

Postuar në 12 Nëntor, 2019 16:26

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka akuzuar Washingtonin zyrtar se po kërkon ndarjen territoriale të Sirisë me idenë e krijimit të një gjoja shteti në lindje të vendit. Lavrov ka lëshuar akuzat nga Forumi i Paqes në Paris dhe sipas tij, SHBA po përdor në këtë përpjekje edhe monarkitë e Gjirit Persik.

Në bregun lindor të Eufratit, ata po bëjnë gjithçka të mundshme për të krijuar strukturën e një gati shteti dhe po u kërkojnë shteteve të Gjirit që të bëjnë investime të mëdha me synim krijimin e një administrate lokale me bazë Forcat Demokratike Siriane, kurdët dhe të tjerë dhe shkëputjen e këtij territory nga Siria dhe kontrollin e fushave naftëmbajtëse që ndodhen aty

tha Lavrov.

Po kështu ministri i Jashtëm rus ka akuzuar SHBA-të se po pengon aleatët e vet që të investojnë në rindërtimin e Sirisë dhe mundësimin e kthimit të refugjatëve, aleatë që sipas Lavrov përfshijnë komplet bllokun e NATO-s dhe BE-së. Vlera e investimeve rindërtuese sipas Damaskut zyrtar shkon 200-400 miliardë dollarë dhe do të kërkojë të paktën një dekadë. Ministri rus ka vënë në dukje se shumë vende europiane kanë refuzuar të investojnë edhe pse përballen me probleme sociale në rritje për shkak të refugjatëve sirianë.

Ai ka bërë disa komente për sa i përket çështjes kurde, ashtu siç është riaktualizuar ajo në kontekstin e konfliktit sirian.

Ata vendosën që nga fillimi se mund të veprojnë me mbështetjen e SHBA-ve, kur njoftuan krijmin e Federatës Rojava. Shpresuan se SHBA do t’i mbështeste në lëvizjet separatiste. Ky ishte vendimi I tyre. Ne u përpoqëm t’u shpjegojmë bashkë me qeverinë siriane se është e rëndëishme nisja e dialogut me Damaskun zyrtar. Kurdët nuk treguan interes dhe ata janë të bindur se SHBA do t’i mbështesë ata gjithnjë

Deri më sot Damasku zyrtar ka refuzuar autonominë e kurdëve me justifikimin e përbërjes etnike, kulturore dhe fetare të Sirisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.