Albin Kurti ndërron kostum: Heqim taksën, reciprocitet me Serbinë. Referendumi për bashkimin është larg

Postuar në 07 Tetor, 2019 13:00

Fituesi i zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Albin Kurti , ka deklaruar për gazetën austriake “Standard” se në krye të qeverisë së re ai do të heqë taksën 100% për mallrat serbe. Kurti ka shtuar se ai do ta zëvendësojë taksën me reciprocitetin në raport me Serbinë.

Ne do ta zëvendësojmë taksën me parimin e reciprocitetit. Për shembull, Beogradi duhet t’i pranojë targat tona dhe dokumentet, në të cilët shkruan Republika e Kosovës. Duam ta sqarojmë fatin e të zhdukurve, pavarësisht kombësisë, të gjinden edhe serbët edhe romët. Duhet të formohen ekipet e përbashkëta të hetuesve kosovarë, serbë dhe ndërkombëtarë, të cilët do të analizonin varrezat masive. Serbia i detyrohet Kosovës edhe për kompensim të luftës, një fond pensioni dhe 1.200 artefakte

është shprehur Kurti.

Po kështu ai ka folur thuajse njësoj si kryeministri grek Mitsotakis që sapo mori detyrën deklaroi se për Marrëveshjen e Prespës do të zbatojë ligjin. Kreu i Vetëvendosjes ka bërë një hap pas për sa i përket bashkimit kombëtar përderisa Kushtetuta nuk e lejon referendumin. 

Megjithatë, referendumi nuk lejohet, kështu që unë do ta respektoj kushtetutën derisa një ditë të jemi në gjendje që ta ndryshojmë atë në mënyrë paqësore  dhe demokratike. E kjo nuk pritet të ndodhë shpejt 

ka thënë Kurti që ka ndërruar menjëherë kostumin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.