Matteo Renzi largohet nga Partia Demokratike e Italisë bashkë me 18 deputetë dhe 20 senatorë

Postuar në 17 Shtator, 2019 12:40

Ajo që pritej në Itali ndodhi. Matteo Renzi bëri atë që di të bëjë më mirë: goditjen pas shpine. 

Me një njoftim në Facebook, ish-kryeministri i Italisë ka njoftuar largimin nga Partia Demokratike dhe bashkë me të thuhet se janë edhe 18-20 deputetë nga 111 që ka LPD-ja dhe 20 senatorë.

Ndonëse Italia nuk ka asnjëherë nevojë për forca të reja politike, Renzi i shtohet politikanëve që mendojnë për diçka të re ku padyshim ndryshimi thelbësor është fakti se ai do jetë i pari. 
Mediat italiane flasin për një parti të re të qendrës që do të konkurojë PD-në, por që nuk do të jetë kundër saj. Një formulim tipik ky që bën të lexueshëm natyrën thjesht personale të partisë që po krijohet. 

Për të mos krijuar destabilizim, Renzi ka telefonuar paraprakisht kryeministrin Conte për ta siguruar se ai dhe të vetët e mbështesin qeverinë. Një premtim që nuk ngushëllon askënd sa kohë që ky zhvillim vë në diskutim vlerën e marrëveshjes mes PD-së dhe lëvizjes “5 Yjet”. 

Kjo mund të kuptohet më mirë kur lexon se çfarë përjeton përbrenda PD-ja që është e ndarë mes zingaretistëve, françeskinëve, aleatë të të parëve, rencistëve dhe reformatorët e Guerinit dhe Lotit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.