Pazari me rusët u mbyll, rrezikon sanksione nga SHBA

Postuar në 12 Qershor, 2019 23:37

"Nuk po them se do të blejmë nga Rusia S-400, po them që Turqia  tashmë i ka blerë ato. Kjo është një punë e kryer "-deklaroi Erdogan teksa këmbënguli se sistemi i mbrojtjes raketore do të dorëzohet muajin e ardhshëm.

Presidenti turk tha se kishte shpresë në tejkalimin e problemeve me SHBA në lidhje me avionët luftarakë F-35 që Turqia kërkon të blejë nga SHBA, temë që do të diskutohet  në takimin mes tij dhe homologun amerikan Donald Trump në fund të qershorit.

Ditët e fundit me një rezolutë ndërpartiake, Dhoma e Përfaqësuesve i  dërgoi një mënyrë të qartë mesazhin Turqisë se "Kongresi nuk ka ndërmend të mbetet një spektator pasiv përballë mundësisë së marrjes të sistemit rus S-400, duke  paralajmëruar se një zhvillim i tillë do të sillte"pasoja serioze"

Në deklaratën e përbashkët theksohet se  ligji (CAATSA) parashikon sanksione" për çdo person që kryerjen transaksioneve me rusët në  fushën e  mbrojtjes dhe informacionit". Në të njëjtën kohë, SHBA dhe Polonia nënshkruan një deklaratë të përbashkët për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Presidenti Trump lajmëroi blerjen e rreth 30  avionëve luftarak F-35 nga Polonia, ndërsa Shtëpia e Bardhë përshëndeti homologun e tij polak Andrzej Duda.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.