Dështimi i paralajmëruar i treshes Xoxa-Zeneli-Veliaj në Venecia

Postuar në 13 Maj, 2019 19:49

Video-instalacioni skulpturor, me autor Driant Zenelin ashtu siç pritej rezultoi një dështim i plotë në Bienalen e Venecias. Një dështim i paralajmëruar në fakt, pasi Shqipëria u përfaqësua me një projekt të përzgjedhur pa konkurs dhe në mungesë të plotë transparence.  Qëkurse u prezantua nga Ministria e Kulturës u akuzua si një projekt klientelist, pas të cilit qëndrojnë lidhjet e shkurtra të çiftit Xoxa-Velaj-Kumbaro.

http://www.respublica.al/2018/10/04/qark-i-shkurt%C3%ABr-kumbaro-veliaj-...

Nga pikëpamja artistike, instalacioni i artistit shqiptar paraqet pesë fëmijë dhe sferën kozmike, ku përmes videoprojeksionit tregohen ngjarje që zhvillohen në minierat e Bulqizës. Pavijoni i Shqipërisë titullohej “Maybe the cosmos is not so extra ordinary” apo në shqip “Ndoshta kozmosi nuk është aq i jashtëzakonshëm” 

Fituesit e Bienales

Çmimin kryesor në Bienalen e Venecias e fitoi një projekt artistik nga Lituanisë që paraqet një performancë operistike në një plazh artificial, në të cilën pushuesit paralajmëronjë një katastrofë ekologjike.

 “Sun & Sea (Marina)” – prezantuar nga artistet Lina Lapelyte, Vaiva Grainyte dhe Rugile Barzdziukaite, mori  “Luanin e Artë”, duke mundur 89 pavione të tjera, përfshirë edhe atë të Kosovës të përfaqësuar nga Alban Muja.

Çmimi tjetër i madh në këtë Bienale u nda edhe për artistin amerikan Arthur Jafa. I cili ka treguar film prej 50 minutash “The Ëhite Album”, përmes së cilës manifeston supremacinë e bardhë përmes portreteve të njerëzve të bardhë, dhe gjithashtu shfaq një set të skulpturave monumentale të gomave të kamionëve në zinxhirë, shkruan NYT.

Jaffa për punën e tij "albumin e Bardhë", e cila është një hibrid karakter ese sintezë. Jaffa kërkon koment mbi problemin racor, duke përdorur pamjet origjinale, starring miqtë e tij dhe të afërmit e artistit guxon të ndikojë në jetën e përditshme dhe ndjenjat kontradiktore, edhe dashuria, lindur nëpërmjet përvojave të një shoqërie të karakterizuara nga brutaliteti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.