Bëjnë leksione në mbrojtje të Borchard, por harrojnë protestën para shtëpisë së Kastriot Islamit

Postuar në 12 Maj, 2019 13:00

Sot ministri në Detyrë Gent Cakaj ka dalë me një status në Facebook në mbrojtje të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchard:

Mjaft është mjaft!

Sulmi i mbrëmshëm ndaj shtëpisë të Ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, pas deklaratës publike të OSBE kundër dhunës kriminale në protestën e djeshme, përbën një tjetër akt të papranueshëm kriminal. Veprimi është kryer në urdhëra të qarta politike të krerëve të protestës me qëllim frikësimin e Ambasadorit Borchardt dhe familjes së tij, si hakmarrje primitive e atyre që pasi kanë humbur kontrollin e vetes duan të nxjerrin nga kontrolli rendin kushtetues të Shqipërisë! Ambasadori Borchardt vazhdimisht ka kryer punën e tij me profesionalizëm të plotë në kuadër të Misionit të OSBE-së dhe faji i tij i vetëm është thirrja fisnike për frenim nga dhuna dhe distancim nga veprimtaria e dhunshme. Sulmi ndaj tij është sulm ndaj themeleve të kulturës demokratike, imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë dhe përpjekje e drejtëpërdrejtë për ta cenuar besueshmërinë e Shqipërisë për kryesimin e OSBE-së 2020. Kjo nuk është thjeshtë Shqipëria që duam: kjo nuk është kurrësesi as Shqipëria e tanishme. Kjo është Shqipëria e një grupi rrugëhumburish politik dhe huliganë kriminalë si ata që kryejnë akte dhune dhe që kanë dhunuar edhe banesën e ambasadorit.

Për më shumë, kultura e liçimit masiv, diskreditimit tendencioz profesional dhe cenimit personal është krim në vetvete. Ndaj, secili person me përgjegjësi minimale shoqërore duhet menjëherë të distancohet nga sulmi kriminal ndaj Ambasadorit Borchardt dhe të dënojë veprimtarinë e dhunshme kundër Shqipërisë në përgjithësi

shkruan ai.

D.m.th ministri i keqpërdorur i qeverisë Rama i bën apel kulturës demokratike dhe përgjegjësisë shoqërore, duke harruar se ka refuzuar në mënyrë eksplicite zbatimin e ligjeve shqiptare kur ishte zv.ministër i Jashtëm. Por le ta lëmë z. Cakaj në hallin e tij dhe të sjellim në vëmendje këtu protestën e socialistëve të kulturuar të Edi Ramës dhe z. Cakaj kundër Kastriot Islamit duke i shkuar te shtëpia me pankartat Tradhëtar. Leksionet dy lekëshe të këtyre viruseve epidemikë si Edi Rama dhe Gent Cakaj nuk pinë më ujë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.