Jam zhgënjyer dy herë me drejtësinë gjermane

Postuar në 10 Maj, 2019 13:02

Revista gjermane “Spiegel” publikon së fundmi intervistën me Irmgard Ruppel, e cila është e vetmja e mbijetuar e atij që quhet si Rrethi Solf. Ky i fundit ishte një grupim informal intelektualësh dhe aristokratësh që i kundërvisheshin regjimit nazist dhe që në përgjithësi kryente aktivitete propagandistike në rreth të ngushtë.

Ruppel sqaron situatën e krijuar në shtator të vitit 1944, kur grupi u asgjësua si pasojë e tradhëtisë së Paul Reckzeh, një agjent e Policisë së Fshehtë naziste – GESTAPO – i cili mori pjesë në një tea party organizuar nga Elisabeth von Thadden. Kjo e fundit drejtonte një shkollë në Wieblingen dhe ishet e njohur si kundërshtare e nazizmit edhe pse roli i saj në Rrethin Solf është ende objekt  debati.

Ai e kishte telefonuar Thaden një ditë më parë. Ajo kishte një shok shumë të mirë në Zvicër, vajzën e piktorit Segantini. Kjo vajzë njihte babain e Reckzeh, një profesor i mjekësisë në Berlin. Reckzehët shkonin përherë për pushime në Sils Maria në Zvicër, kështu që familjet njiheshin prej një kohe të gjatë

kujton Ruppel.

 Dëshmia e Ruppel ka rëndësi historike edhe për faktin se sjell në vetë të parë momente nga një dramë njerëzore që tanimë është harruar dhe as që mund të imagjinohet. Një klimë terrori në një kohë lufte. Loja e Reckzeh hyri në rreth përmes një rekomandimi, duke hapur dyer që përndryshe nuk do i çelte dot. Ruppel kujton se takimi i 21 shtatorit 1943 solli në mendjen e të atit dyshimet e para për Paul Reckzeh që me bisedat e hapura dhe pikëpamjet e shprehura në të vërtetë po synonte zbulimin e pjesëmarrësve në rreth. Reckzeh këmbëngulte se mund të merrte letra me vete në Zvicër për miqtë e miqve të tij duke bërë vullnetarisht postierin. Pakkush e besoi por Ruppel kujton se nga shtatori në janar 1944 nuk ndodhi gjë, duke krijuar idenë se GESTAPO e kishte lënë atë punë. Në të vërtetë jo. Anëtarët e rrethit u ndalun dhe u ekzekutuan me pak përjashtim, ndonëse asnjë prej tyre nuk kishte mundësinë që të ndërmerrte akte të dhunshme kundër regjimit sikurse pjesëtarët e komplotit të 20 korrikut 1944.

Një tjetër aspekt është mënyra sesi Gjermania Naziste trajtonte qytetarët e vet kundërshtarë të regjimit. Ruppel tregon sesi në vitin 1944 u dërguan në Berlin për të marrëpjesë në gjykim, sesi u vu në dispozicion akuza dhe sesi vetë ajo e akuzuar për mosraportim krimi të të atit u mbrojt duke thënë se:

Nuk kishte nevojë të raportoja. E dija që dr. Reckzeh që është ulur pas meje kishte raportuar tashmë në GESTAPO

Von Thadden dhe Otto Kiep, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme, u dënuan me vdekje, kurse Ruppel u lëshua për mungesë provash ndërkohë që i ati kishte vrarë veten.

Rasti në fjalë ka patur një tjetër pasojë, pasi arrestimi i Kiep, një njeri me miqësi të shumta në shërbimin sekret ushtarak, ABWEHR, çoi në shpërbërjen e këtij të fundit. Kishte vite që mes shërbimeve të zbulimit dhe ABWEHR zhvillohej një luftë e heshtur dhe se kreu ui shërbimit ushtarak, admiral Canaris në fakt ishte një antinazist i bindur. Incidenti me Rrethin Solf dha argumentin e fundit kundër shërbimit që u shkri tërësisht dhe që çoi edhe në arrestimin e vetë Canaris.

Vetë Reckzeh pas lufte kaloi në Gjermaninë Lindore ku punoi si mjek dhe ku vazhdoi të informonte për kolegët e tij për llogari të STASI-t. Ruppel dëshmon edhe një takim me informatorin në vitin 1990 në Zeuthen ku Reckzel jetonte mbi nivelin e shoqërisë. Madje kishte edhe një Mercedez. Kërkoi rihapjen e procedimit për doktorin informator por asgjë nuk ndodhi.

Jam zhgënjyer dy herë me sistemin gjyqësor gjerman. Njëherë gjatë periudhës naziste dhe njëherë në Republikën Federale. Dhe të dyja herët, ishte zhëgnjim I madh, ndonëse në përmasa të ndryshme. Nuk e kuptoj se pse nuk u thirra të dëshmoj, si e mbiejtuara e fundit. Asnjë gjykatë nuk e mori këtë detyrë. Ndoshta ata mendonin se ishte punë shumë e madhe për të gjetur këtë gruap plakë në New York. Avokati im dhe unë bëmë gjithçka të rihapnim çështjen – por gjyqësori nuk ishte i interesuar

përfundon Ruppel.

Nje leksion i hidhur i një të mbijetuare me dy regjime, të dy shumë bujarë me informatorin Reckzeh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.