Avioni goditet nga rrufeja, 13 te vdekur (Video)

Postuar në 05 Maj, 2019 21:40

Të paktën 13 persona gjetën vdekjen dhe 6 të tjerë u plagosën në një aksident ajror në Moskë. Incidenti ndodhi gjatë një ulje të detyruar të një avioni të kompanisë Aeroflot që kishte si destinacion qytetin e Murmanskut.

Pak minuta pasi ishte ngritur nga pista e aeroportit Sheremetiev të Moskës pilotët njoftuan probleme teknike.   Më pas ekuipazhi i avionit Sukhoi Superxhet 100, konfirmoi se disa minuta pas ngritjes u godit dy herë nga rrufeja, duke bërë që shumë pajisje të dilnin jashtë funksionit.

Gjatë uljes në pistë avioni i përfshi nga flakët, të cilët u vunë nën kontroll nga forcat zjarrëfikse.

The plane is on fire at Sheremetevo airport in Moscow #BreakingNews #CNN #BBC pic.twitter.com/dSGF0sdUaE

— Sanat Sharipov (@SanatSharipov) May 5, 2019

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.