Pastrimi i parave nga Rusia, nën akuzë edhe Raiffeisen Bank

Postuar në 20 Prill, 2019 21:18

Në fillim të muajit mars të këtij viti, banka e njohur austriake, Raiffeisen, e cila është shumë aktive në Shqipëri, u bë lajm në mediat e njohura ekonomike për përfshirjen në skandalin e pastrimit të parave që origjinojjnë nga Rusia.

Fillimisht skandali u zbulua në bankat e gadishullit skandinav, por më pas infeksioni kapi edhe Austrinë. Financial Times raportonte se Raffiesen u përfshi pasi një kritik i Kremlinit zyrtar u ankua dhe kërkoi nga prokurorët në Vjenë që të hetonin fluksin e parave të kaluara nga Danske Bank drejt Raiffeisen që arrin në 977 milionë dollarë.

Gazeta në fjalë citon një activist kundër pastrimit të parave, Bill Browder, sipas të cilin bankat  austriake kanë kohë që kanë injoruar paralajmërimet e bëra dhe u kanë mundësuar kriminelëve rusë që të pastrojnë fondet e tyre jashtë vendit.

Efketi i këtij hetimi ishte i menjehershëm. Në muajin mars, konkretisht në datën 5, aksionet e Raiffeisen ranë me 12.3% dhe lidhur me këtë skandal vetë banka ka deklaruar se ka nisur një hetim të brendshëm.

Banka rezulton se ka një përballje serioze me Hermitage Capital Managment që ka si taktikë të vetën ekspozimin e korrupsionit të korporatave dhe është ky fond që akuzon bankën austriake se ka përfituar pjesë kryesore të transfertës ruse, 634 milionë dollarë.

Përfshirja në skandalin e larjes së parave duket se ka dy arsye: së pari lidhet me rënien e Bashkimit Sovjetik çka solli fuqizimin e sektoprit bankar në vendet balltike dhe nordike që shërbyen si financues të vendeve të ish-BS-së ndërkohë që zbatimi i ligjit ka qenë I dobët.

Së dyti është pamundësia e Komisionit Europian për të mbikëqyrur këtë veprimtari në të gjitha vendet anëtare. Nga 170 persona të punësuar në Autoritetin Bankar Europian, vetëm dy janë të angahzuar me çështjet e pastrimit të parave.

Kjo provon se ka boshllëqe të mëdha që mundësojnë manovra të tilla. Por vetë ekspozimi i bankave me emër në operacione të tilla vetë dëshmon për një krizë komplekse që u lë drejtuesve vetëm një rrugë të shpejtë: gjetjen e parave nga çdo burim.

Sa për Raiffaisen Bank dhe degës së saj në Shqipëri, për të nuk ka ndonjë hetim, as ndonjë kontroll nga autoritetet shqiptare lidhur me këtë skandal. Të paktën një gjë e tillë nuk është bërë publike duke e lënë qytetarin shqiptar në mëshirë të lajmeve që vijnë të fundit në këtë vend.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.