Fituesi për prodhimin e fletëve të votimit për zgjedhjet lokale shpallet javën që vjen

Postuar në 20 Prill, 2019 15:02

Fituesi për prodhimin e Fletës së Votimit për zgjedhjet lokale të qershorit 2019 pritet të shpallet brenda javës që vjen.  Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije për ResPublica se procesi i parë i prokurimit është pezulluar nga Komisioni i Prokurimit Publik që nuk ishte në gjendje të shqyrtonte ankesën e kompanisë Albdesign për shkak të ngarkesës në punë. 

Albdesign u ankua pranë autoritetit konraktor, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që klishte bërë ofertën për prodhimin e fletëve të votimit, por ankesa e saj nuk u mor parasysh nga autoriteti. Çështja u çua në KPP që nuk e ka shqyrtuar, por që sipas procedurave vetë ankimimi çon në pezullim. Nga ana tjetër, sot kanë qarkulluar lajme se tenderi ka dështuar dhe për këtë arsye fleta e votimit mund të mos prodhohet në kohë. Burimet nga MB thonë se situata qëndron ndryshe.

Autoriteti ka arsyetuar se koha e mbetur në dispozicion është shumë e shkurtër dhe për këtë ka vendosur të hapë procedurë të re me negociim pa botim paraprak. Pra procedura e prokurimit është duke u zhvilluar dhe janë ftuar kompani nga shtete të tjera që të marrin pjesë në të. Procedura e re parashikohet të përmbyllet këtë javë dhe mandej do të nisë prodhimi i fletës së votimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.