Grabitje në Rinas, një i vrarë në përplasje me policinë (Video)

Postuar në 09 Prill, 2019 18:55

Në Rinas përsëritet i njëjti skenar i tre viteve më parë kur persona të maskuar hynë me armë brenda rrethimit të aeroportit dhe grabitën valutën e një banke të niveli të dytë që shoqërohej nga kompania e ruajtjes fizike “Nazeri 2000”.

Autorët kanë qenë me një furgon që u gjet i djegur në Tapizë të Fushë Krujës, ndërsa nga përplasja me policinë ka mbetur i vdekur një prej grabitësve.

Policia nuk ka dhënë më tepër detaje se kujt i pëkasin paratë e grabitura, por nga burime të pakonfirmuara thuhet se valutat që do të nxirreshin jashtë vendit u takon disa bankave të nivelit të dytë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.