Kandidimi pezull i Veliajt

Postuar në 19 Janar, 2019 14:30

Prej disa ditësh e kemi parë Erion Veliajn t'u vijë rreth e rrotull konvvikteve të Qytetit Studenti, ku vetëm çizmet i mungojnë t'i futet llacit dhe tullave për t'i treguar shefit se është në krahun e tij në betejën e vështirë me studentët.

Një ditë më parë ishte nga zelltarët e debatit me pedagogët në prezantimin e Paktit për Universitetin, ndërsa këtë të shtunë ishte në një prezantim të projektit për Kampusin e Universitetit. Nga shefi i madh mori gjysmë konfirmimin që dëshironte për ri kandidimin në krye të Bashkisë së Tiranës.

“Brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë në situatë katërcipërisht ndryshe dhe ndërkohë, bashkë me Bashkinë e Tiranës do të fillojmë ndërtimin e këtij kampusi dhe brenda mandatit tjetër të kryetarit të bashkisë ne do të përfundojmë kampusin universitar”- deklaroi Rama në prezantimin e projektit të Korpusit Universitar.
Aludimet se Rama nuk do e rikandidojë kanë qenë të shumta sidomos pas dështimit me projektin e Teatrit Kombëtar, ku projekti ka mbetur pezull.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.