Sizmiografi InSight zbret në Mars

Postuar në 27 Nëntor, 2018 10:15

Pas një udhëtimi ndërplanetar që zgjat gati shtatë muaj, anija hapësinore ​​ Insight  e Agjencisë Amerikane të Hapësirës NASA zbarkoi në Mars, duke kaluar me sukses atmosferën e planetit të kuq. InSight dërgoi edhe foton e tij të parë të sipërfaqes së Planetit të Kuq të hënën. Qëllimi i InSight është të studiojë brendësinë dhe tërmetet e Marsit.

Ky është zbarkimi i parë i NASA-s që në Mars që  prej uljes në 2012-ën të anijes (Rover Curiosity). Po ashtu kjo është hera e parë që një laborator robotik do të studiojë përbërjen gjeologjike dhe sidomos aktiviteti tektonik jo vetëm  në Mars, por edhe nga ndonjë planet tjetër përtej Tokës .

"Shtatë minutat e ferrit"

Pas përshkimit të 484 milionë kilometrave me shpejtësi 19,800 km/h InSight reduktoi shpejtësinë e tij në tetë kilometra në orë (shpejtësinë e një vrapim njeri), duke bërë një ulje të butë në planetin e kuq rreth orës 21:00 me orën tonë.

Insight është sizmografi i parë i instaluar direkt mbi sipërfaqen e Marsit dhe do të jetë një mijë herë më i saktë se pajisjet hapësinore që ishin vendosur në modelet e anijeve Viking të  1976.  Sizmografi i parë në një tjetër trup qiellor ishte vendosur në Hënë në vitin 1969 nga misioni i "Apollo 11 ".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.