"Game of Thrones", seriali i fundit shfaqet në prill 2019

Postuar në 25 Nëntor, 2018 20:07

“Game of Thrones” ëshë një ndër serialet më të suksesshëm dhe me më shumë ndjekës në të gjithë botën. Ndërkohë që janë bërë shumë spekulime se sezoni i tetë i serialit ‘Game of Thrones’ mund të shtyhet akoma më shumë, fansat mezi po presin publikimin e tij.  Për të gjithë ata HBO, televizioni që shfaq këtë serial ka dhënë një lajm të mirë: sezoni i tetë i ‘Game of Thrones’ do të fillojë të shfaqet në muajin prill të vitit 2019. Ky sezon do të ketë më pak episode, por thuhet se një episod mund të zgjasë më shumë se një orë.

Por çfarë do të ndodhë në seritë vijuese të serialit?

Si zakonisht, diçka e tillë është sekret, por duke pasur parasysh fundin e serive të mëparshme, duket e drejtë të supozohet se sezoni i tetë do të ketë në qendër kryesisht betejën përfundimtare në mes të gjallit dhe të vdekurit.  Gjithashtu duket se episodet e reja do të eksplorojnë identitetin e vërtetë të Jon (Xhon) si mbreti i ligjshëm i Westeros, si dhe përpjekjet e Theon Greyjoy për të shpëtuar motrën e tij Yara (Gemma Whelan) nga kthetrat e xhaxhait të tij djallëzor Euron (Pilou Asbaek) .

 Një pyetje tjetër nga shumë që mund të shtrojmë është: a do të ketë beteja masive gjatë këtij sezoni të “Game of thrones”? Ne betohemi që po, duke pasur parasysh edhe rikthimin e regjisorit të episodeve masive të “The Battle of the Bastards” dhe “Hardhome”, Miguel Sapochnik.

TemaTv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.