sezoni i tete

Winter is coming...Sezoni i tetë më 14 prill

Postuar në 05 Mars, 2019 18:10

Janë shfaqur më në fund në media fragmente përmbledhëse nga sezoni i tetë i serialit Game of Thrones, padyshim një dukuri e këtyre viteve të fundit.

Aria Stark, Xhon Snou, Deneris Tajgerian, Tirion dhe Sersi Lanister, të gjithë protagonistë të serialit që zgjidh përballjen finale mes njerëzimit dhe të vdekurve, ose më saktë Antinjerëzimit. I cili vjen nga një kufi përtej Veriut, një lloj hiperboria e së keqes.

"Game of Thrones", seriali i fundit shfaqet në prill 2019

Postuar në 25 Nëntor, 2018 20:07

“Game of Thrones” ëshë një ndër serialet më të suksesshëm dhe me më shumë ndjekës në të gjithë botën. Ndërkohë që janë bërë shumë spekulime se sezoni i tetë i serialit ‘Game of Thrones’ mund të shtyhet akoma më shumë, fansat mezi po presin publikimin e tij.  Për të gjithë ata HBO, televizioni që shfaq këtë serial ka dhënë një lajm të mirë: sezoni i tetë i ‘Game of Thrones’ do të fillojë të shfaqet në muajin prill të vitit 2019. Ky sezon do të ketë më pak episode, por thuhet se një episod mund të zgjasë më shumë se një orë.

Por çfarë do të ndodhë në seritë vijuese të serialit?

Subscribe to RSS - sezoni i tete