Vrasja e Katsifas, avokati Likurezos nuk përjashton padinë ndaj shtetit shqiptar

Postuar në 09 Nëntor, 2018 19:09

Avokati i familjes Katsifa, Aleksandhros Likurezos nuk përjashton mundësinë e një padie ndaj shtetit shqiptar në lidhje me vrasjen e 35-vjeçarit në Bularat. Në bisedë telefonike për Tema Tv, Likurezos akuzon autoritetet shqiptare për mosbashkëpunim.

Është herët për t'u thënë, nga java që vjen do të shohim. Qendra e çdo përpjekjeje nga ana jonë do të jetë Shqipëria. Vrasja nuk ishte një rastësi, nën cilat kushte ka ndodhur, këtë besoj se do ta vërtetojmë së shpejti në bazë të lëvizjeve që do bëjmë. Tani për tani nuk ka një bashkëpunim të mirë me autoritetet shqiptare .Shpresoj të ketë në të ardhmen, treguesit e parë ishin negativë, që nga momenti ku prokurori i Gjirokastrës nuk lejoj praninë e një mjeku ligjor grek, të zotit Vugjuklaki në procesin e autopsisë. Shpresoj se do të ketë një bashkëpunim të mirë dhe se do të zbardhen detajet e ngjarjes tragjike

deklaroi Aleksandhros Likurezos.

Avokati Aleksandhros Likurezos konfirmon se autoritetet greke nuk po kryejnë hetim, pasi ngjarja sipas tij ka ndodhur në tokën shqiptare. 

Greqia nuk ofron terrenin më të mirë të mundshëm për hetim sepse të gjitha bëhen në Bularat në Gjirokaster dhe në Tiranë. Qendra e cfardollojë hetimi do të jetë Shqipëria", tha avokati.

I pyetur se si u kontaktua nga familja për të mbuluar cështjen, Likurezos shmang përgjigjen duke thënë se është një çështje që nuk i intereson medias.

TemaTv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.