Pyetja emblematike e Bledi Çuçit për Ilir Metën (Video)

Postuar në 05 Nëntor, 2018 20:19

Një ditë pasi Edi Rama kishte konsumuar në Presidencë bisedën me Ilir Metën për mosdekretimin e Sandër Lleshajt, deputetët afër kryeministrit mesa duket kanë marrë lejen për të folur lidhur me sjelljen e Presidentit.

Nuk ka asnjë dyshim  që në Partinë Socialiste mendojnë si Edi Rama dhe aq më tepër rishtarët që janë katapultuar në politikë si pjesë e enturazhit të tij.

Gjatë paradites u citua një fjalë e Edi Ramës në grupin parlamentar ku u hodhën akuza ndaj Ilir Metës se ka shkelur kushtetutën me mosdekretimin e Lleshajt.

Këtë e konfirmoi më vonë Bledim Çuçi gjatë një bisede në studion e VOA-s duke shtruar në fund një pyetje emblematike. Çfarë do të ndodhte nëse Ilir Meta nuk do të dekretonte Edi Ramën si kryeministër?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.