Prisni lajme...gjermani erdhi

Postuar në 18 Tetor, 2018 12:48

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj bëri sërish enigmatikun në lidhje me rezultatet që priten nga policia në luftën kundër krimit. Në përfundim të një konference Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme Federale, z. Mayer, Xhafaj tha jo zyrtarisht se lajme të mëdha do na dëgjojnë veshët, pasi zëdhënësat e ministrisë të kenë marrë urdhërin për t’ia shpërndarë publikut.

Ministri na la në fushën e hamëndësimeve në një kohë kur kryeministri ka dhënë porosi të arrestohet Klement Balili dhe krimi të goditet në zemër. Arbër Çekaj i arrestuar në Gjermani për drogën e bananeve të kapur në Durrës nuk do të ekstradohet. I vemti lajm i konfirmuar nga takimi me gjermanin ishte ardhja shumë shpejt në Shqipëri i një këshilltari gjerman që do i rrijë në kokë policisë.

“Shumë shpejt, me kërkesën time, do të vendoset në Shqipëri edhe një këshilltar gjerman për çështjet strategjike policore, i cili do të bëjë të mundur koordinimin e gjithë asistencës njerëzore dhe teknike në terma afat-gjatë për Policinë e Shtetit”-deklaroi Xhafaj.

Paralajmërimet për arrestime të bujshme kemi kohë që i dëgjojmë. I pari ishte Adriatik Llalla që vendosi data, vazhduan premtimet e Donald Lu dhe tani të Fatmir Xhafës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.