Prishja e Teatrit/A do ta votojë Kryeministri ligjin kësaj radhe?

Postuar në 11 Tetor, 2018 15:52

Partia Socialiste është e vendosur të kalojë ligjin për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. Pas dekretit të sotshëm të Presidentit që e ktheu për së dyti ligjin, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha: 

Presidenti e ka njoftuar pa na i sjellë ne, që do ta thotë ne do ta lexojmë menjëherë dhe siç përcakton procedura e sanksionuar qartë në kushtetutë dhe më pas për rolin që luan Kuvendi për shqyrtimin e dekretit.  Do të shqyrtohet dhe do të kalojë në seancë plenare. 
Nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe. Ne jemi seriozë në marrëdhënnie me institucionin e Presidentit të Republikës dhe do ta shqyrtojmë me po aq seriozitet qetësi dhe dashuri propozimin që vjen nga Presidenti

Tashmë është e qartë për të gjithë: prishja e Teatrit Kombëtar është axhendë personale e Kryeministrit që ka pas vetes në këtë nismë edhe partinë. Pyetja më legjitime është: A do ta votojë Kryeministri Edi Rama ligjin kur të kalojë në seancë plenare? Shpresojmë që po, meqenëse do shqyrtohet me qetësi dhe dashuri, por edhe me mençuri, siç di përherë të bëjë partia në fjalë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.