Goditje për Hashim Thaçin, qeveria e Kosovës anullon lejen për vizitën e Vuçiç

Postuar në 09 Shtator, 2018 11:50

Autoriteti i Hashim Thaçit është goditur rëndë sot teksa rruga Zubin-Potok – Banjë është bllokuar nga disa banorë të zonës. Ky akt erdhi pasi u njoftua se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se kishte ndërmend të vizitonte Banjën e Skënderajt. Vetë pëfaqësuesit serbë kanë akuzuar Kadri Veselin, kreun e Kuvendit të Kosovës se qëndron pas këtij akti, që është pasuar nga vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për anullimin e vizitës së Vuçiç.  Mediat kanë përcjellë pamje të presidentit serb që bisedon me përfaqësues të policisë kosovare. Ai u shpreh se do të shkonte në Banjë përmes rrugëve dytësore, por e ka patur të pamundur. Më tej, Vuçiç u është drejtuar banorëve përmes telefonit, duke mbyllur vizitën e tij drejt këtij destinacioni. Për situatën e krijuar ka reaguar edhe KFOR që ëhtë shprehur se siguria e presidentit serb është e garantuar. 

Duket se premtimi i Thaçit për të siguruar një duet në raportet me Beogradin ka dështuar. Si garant i dialogut, presidenti kosovar është vënë para faktit se në shtetin e tij ka kundërshtime të mëdha për diplomacinë e shakasë që ai udhëheq e që parashikon ndryshime kufijsh. Thaçi është shprehur se “protestat nuk na ndihmojnë”, por ngjarja e sotme dëshmoi se pushteti në Prishtinë nuk është i unifikuar rreth politikës së tij. Vuçiç ka ruajtur qetësinë dhe ka folur për paqen dhe është Thaçi ai që ka marrë goditje, pasi nuk ka arritur të sigurojë një vizitë të qetë për mikun e vet që e ka ftuar në shtëpi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.