U premtua për në qershor/Aeroporti i Vlorës, ende asnjë shenjë për nisje punimesh

Postuar në 18 Gusht, 2018 13:30

Fillimi i këtij viti për kryeministrin Edi Rama nisi me një premtim të madh. Ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Në janar të këtij viti kryeministri Edi Rama shkroi në Facebook se në qershor të këtij viti do të nisin punimet për ndërtimin e aeroportit. Por çfarë po ndodh aktualisht në fushën e Akërnisë. Banorët thonë se para disa muajsh kanë parë disa persona të cilët kanë marrë kampionet e tokës dhe që prej atëherë asgjë nuk ka ndryshuar në atë zonë. Ndërkohë në muajin korrik kryeministri Rama bëri një tjetër premtim ku tha se do të punësohen 1 mijë vetë ndërsa indirekt do të punësohen dhjetra mijëra

Oferta për ndërtimin e aeroportit të Vlorës është paraqitur nga një konsorcium i tre kompanive, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction dhe Kolin Construction. Ndërkohë grupet e negocimit vijojnë bisedimet për finalizimin e kontratës.

TemA Tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.