punimet

U premtua për në qershor/Aeroporti i Vlorës, ende asnjë shenjë për nisje punimesh

Postuar në 18 Gusht, 2018 13:30

Fillimi i këtij viti për kryeministrin Edi Rama nisi me një premtim të madh. Ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Në janar të këtij viti kryeministri Edi Rama shkroi në Facebook se në qershor të këtij viti do të nisin punimet për ndërtimin e aeroportit. Por çfarë po ndodh aktualisht në fushën e Akërnisë. Banorët thonë se para disa muajsh kanë parë disa persona të cilët kanë marrë kampionet e tokës dhe që prej atëherë asgjë nuk ka ndryshuar në atë zonë.

Bashkia e Tiranës përmbyti veten?!

Postuar në 29 Korrik, 2018 13:12

Bashkia e Tiranës nuk ka ende një përgjigje për atë çfarë shkaktoi përmbytjen në godinën e saj në 23 qershor të këtij viti. Shirat e rreth një muaji më parë, sollën dëme të mëdha në katin e parë të Bashkisë,  duke dëmtuar rëndë sallat dhe dokumentacionet e arkivës, gjendjes civile dhe bibliotekës. Por, edhe pse korridoret katit të parë u përmbytën dhe përbaltën krejtësisht, duket se Bashkia e Tiranës nuk kërkoi asnjëherë ligjërisht arsyen se pse erdhi kjo përmbytje.

A është e mbrojtur Tirana nga përmbytjet? Një kritikë-akuzë për punimet e financuara nga Bashkia

Postuar në 18 Maj, 2018 19:52

Në një material të përgatitur nga TemaTv mbi sigurinë e argjinaturave në lumen e Tiranës ngrihen dyshime mbi investimet e kryera dhe aftësinë e tyre mbrojtëse. Dyshimet i ngre një ekspert, inxhineri Fitim Ballo, i angazhuar në disa projekte, sipas të cilit punimet e bëra e që kanë shkuar në 15 milionë euro, nuk garantojnë asgjë. Arsye sipas tij është përllogaritja e prurjeve që ka çuar në gabime.

Në pikëpyetje përfundimi i rrugës Tiranë-Elbasan, kompania AKTOR në borxhe të mëdha

Postuar në 19 Gusht, 2016 19:05

Autostrada Tiranë-Elbasan, një nga investimet më strategjike të qeverisë së kaluar rrezikon të mbetet e papërfunduar. Kompania greke "Aktor", e kontraktuar nga qeveria shqiptare për ndërtimin e rrugës, rezulton të ketë dhjetëra milionë euro borxhe.

“Të dhënat e saj financiare, pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se borxhi i “Aktor” në fund të vitit të kaluar ishte 7.4 miliardë lekë, ose 54 milionë euro. Më shumë se gjysma e këtij borxhi, rezulton të jetë ndaj furnitorëve të shoqërise”, raporton “Abc News”.

TAP, premton ministri: "Punimet në terren nisin në mes të vitit 2016"

Postuar në 29 Shkurt, 2016 16:01

Është zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit Këshilli i dytë Konsultativ për Korridorin Jugor të Gazit, në të cilin kanë marrë pjesë një sërë përfaqësuesish politikë nga Ballkani, Italia, ShBA dhe Banka për Rindërtim. Këshilli ka rëndësi edhe për ecurinë e një projekti që i intereson Shqipërisë, siç është gazsjellësi Transadriatik, apo edhe një degëzimi të tij si gazsjellësi adriatiko-jonian.

Subscribe to RSS - punimet