Informacioni i Vuçiç: Me Soros u fol edhe për Zonën Ekonomike Rajonale

Postuar në 31 Korrik, 2018 01:59

Disa ditë më parë në disa media në Tiranë qarkulloi një foto e kryeministrit Edi Rama me Alexander Soros, djali i Goerge Soros, menaxher aktual i Bordit të Fondacionit Soros. Fotoja u mor nga profili në Instagram i Soros, me gjasë i sugjeruar nga Zyra e Shtypit të Kryeministrit shqiptar. Vetë ky i fundit nuk e dha lajmin e takimit, as në rrjetet sociale dhe as në faqen e Kryeministrisë; të paktën për aq sa kërkuam nuk e gjejmë të pasqyruar.

Z. Soros ka qenë në vizitë edhe në Serbi, ku është takuar me presidentin e vendit, Alexander Vuçiç dhe në Prishtinë. Zyra e Vuçiç ka njoftuar zyrtarisht për takimin gjatë të cilit ai ka informuar mikun miliarder për ecurinë e dialogut Prishtinë-Beograd dhe për situatën e sigurisë në rajon.Sipas të njëjtit  takim është folur edhe për krijimin e një zone rajonale ekonomike, ide kjo e nxjerrë nga Samiti i Triestes, e të cilën Serbia e përkrah shumë.

Nuk mund të paragjykojmë, por është e logjikshme të mendohet se për këtë temë z. Soros ka folur në takimin e tij edhe me z. Rama, që duket se e lëvron strategjinë anës detit Jon. Ideja në fjalë ka provokuar debate në Tiranë, të cilat mund të kenë shumë arsye, por në çdo rast janë legjitime edhe pse për këto çështje parimisht kalohet nga Parlamenti, por ku siç kemi parë kartonat ulen e ngrihen nga deputetë-automatë.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.