"Teatri, regjisori i Portokallisë përfaqëson vetëm veten"

Postuar në 17 Korrik, 2018 13:10

Kryetari i Sindikatës së Artistëve të Skenës, Alert Çeloaliaj ka komentuar pretendimet e regjisorit të “Portokallisë”, Altin Basha sipas të cilit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i kishte tradhëtuar pas kompromisit që Basha, Derhemi dhe Trebicka bënë me Erion Veliajn për punën e Teatrit.

“Mendimi im është se z. Basha ka gjithë të drejtën të takohet me kë të dojë dhe ku të dojë për çështjet që e shqetësojnë. Por kjo e drejtë nuk vjen bashkëngjitur me të drejtën për të përdorur emrin tim për të përligjur veprimet që ai ndërmerr. Nuk është e vërtetë se unë, qoftë personalisht, apo si kryetar i SASE, t’i kem kërkuar z. Basha të më përfaqësojë, mua apo SASE, në takimin e dt. 27 qershor. Së pari e pohon kontradikta kur thotë se, po citoj: “në takim do të shkonim unë, Arben Derhemi, Alfred Trebicka dhe Alert Çeloaliaj”, e më pas, po citoj: “ …kur u takuam për të shkuar në bashki, Derhemi më thotë që Çeloaliaj nuk vjen…”. Nëse do të isha pjesë e takimit, përse do të më duhej të përfaqësohesha nga z. Basha?! Nëse mori vesh që nuk do të shkoja, ku dhe kur i kërkova të më përfaqësonte?!:”-thekson Çeloaliaj në një prononcim për Panorama.

Kujtojmë që Erion Veliaj ka bërë përpjekje të veçuara për të bindur ata që janë kundër shembjes së Teatrit ekzistues. Ai bëri një takim edhe me Çeloaliajn por nuk arriti të marrë një “po” nga kreu i Sindikatës së Artistëve të Skenës, ndërsa më vonë futi në sqetull regjisorin e Portokallisë, Altin Basha dhe aktorët Derhemi e Trebicka.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.