Kina surprizon tregjet e naftës, tarifa për importet nga SHBA

Postuar në 16 Qershor, 2018 09:41

Pekini kapi në befasi tregjet ndërkombëtar të naftës, duke kërcënuar me vendosjen e  tarifave për produketet eneregjetike bruto që importon nga SHBA si nafta, gazin natyror, edhe pse Kina renditet e para në listën e vendeve importuese të naftës amerikane. Për analistët një vendim i tillë do të jetë me pasoja për tregjet ndërkombëtare.

"Kjo është një punë e madhe. Kina është në thelb importuesi më i madh amerikan i produkteve eneregjetike të papërpunuara, dhe për këtë arsye kjo ndërhyrje  është një çështje e madhe për tregun e naftës. Dhe kjo gjë do të marrë edhe përmasa edhe më të rënda nëse shtrihet dhe për produktet e rafinuara. Ky është padyshim një zhvillim shumë i rëndësishëm"- thotë Matt Smith, kreu i departamentit të hulumtimit ClipperData.

Kina aktualisht importon rreth 363,000 fuçi të SHBA-ve të naftës bruto në ditë, që do të thotë se ajo ndan me Kanadanë vendin e parë në renditjen e importuesve të Departamentit amerikan të Energjisë. Gjithashtu importon edhe 200.000 fuçi në ditë të produkteve të tjera energjetike, si propan.

Vendimi i Peknit vjen pas politikave proteksioniste të ndjekura nga presidenti amerikan, Donald Trump të cilat shtuan me 50 miliardë dollarë barrën e tarifave për importeve nga SHBA. Industria amerikane e energjisë ka rritur ndjeshëm potencialin e saj të prodhimit të naftës, duke e rritur me 10.9 milionë fuçi në ditë, një rekord historik. Nga kjo sasi SHBA aktualisht eksporton rreth 2 milion fuçi në ditë. Presidenti Tramp ka përqafuar pozitën dominuese të SHBA në prodhimin e naftës si një nga çelësat e ndikimit global të Shteteve të Bashkuara.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.