PD: Kompania “Fusha” merr truallin e Teatrit Kombëtar

Postuar në 10 Qershor, 2018 12:17

Partia Demokratike denoncoi dhënien e truallit të Teatrit Kombëtar kompanisë “Fusha shpk.”, e cila sipas opozitës planifikon ngritjen e disa kullave të biznesit.  Albana Vokshi tha se qeveria ka publikuar për konsultim projektligjin për përcaktimin e një procedure të vecantë negociimi me kompaninë në fjalë, e cila bie ndesh me ligjin për Partneritetin Publik Privat. Deputetja e PD shpjegoi se procedura parashikon që kushtet e kontratës së negociuar të kalojnë me dhënie pëlqimi në parim nga Këshilli Bashkiak me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të këshillit në shkelje të nenit 113 dhe 116 të Kushtetutës dhe nenit 54 i ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Me anë të këtij pr.ligji, Rama pranon automatikisht, projektin e prezantuar nga subjekti privat “Fusha” sh.p.k., pa iu nënshtruar asnjë procesi konkurimi apo gare të hapur pa asnjë procedurë konsultimi me grupet e interesit, apo me qytetarët, edhe pse ai përfshin tjetërsimin e pasurive publike dhe prishjen e Teatrit Kombëtar, që është monument kulture dhe paraqet vlera të veçanta, që mbrohen nga legjislacioni në fuqi. Ky pr.ligj nuk lejon garë, dhe Eleminimi i garës, provon që qëllimi nuk është ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, por vënia në jetë e një projekti të errët, klientelist privat, duke dëmtuar rëndë në këtë mënyrë interesin publik, që sigurohet vetëm nëpërmjet një procedure konkurime të hapur”-deklaroi deputetja e PD.

 Vokshi i kërkoi Prokurorisë të nisë hetimet për ministren e Kulturës dhe kryebashkiakun Veliaj për shkelje të detyrës dhe korrupsion.

“Kryeministri, Ministrja e Kulturës dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, kanë kryer deri në këtë moment, veprime dhe mosveprime, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, dhe që kanë dëmtuar interesat e shtetit shqiptar, dhe nga ana tjetër i kanë krijuar përfitime një subjekti privat.  Kujtojmë këtu që është i njëjti subject privat që dyshohet i ka mbyllur në prokurori Veliajt cështjen e të ndjerit Ardit Gjoklaj që humbi jetën në mënyrë tragjike në Landfillin e Sharrës, si dhe ka përfituar dhjetëra mln EURO nga Bashkia për punimet në Sheshin Skënderbej”.

Një pjesë e madhe e artistëve e kundërshtojnë fort shembjen e godinës së Teatrit dhe ndërtimin me Partneritet Publik Privat, duke shprehur mosdakordësi me projektin e prezantuar nga qeveria. Megjithatë qeveria duket se ëhstë e vendosur të avancojë me ndërtimin e kullave dhe godinës së re të Teatrit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.