Teatri i Netanyahut me Iranin

Postuar në 01 Maj, 2018 12:29

Teatri politik dhe mediatik i kryeministrit izraelit, Beniamin Netanyahu, me kërcënimin Iranian duket se nuk ka ngjitur. Pretendimi i tij se Irani ka gënjyer për programin bërthamor bazuar në të ashtuquajturat dokumente sekrete që Izraeli ka arritur të shtjerë në dorë, është vlerësuar gjerësisht si përpjekje politike për të ndikuar presidentin amerikan, Donald Trump.

Bloomberg shkruan se fakti që kryeministri izraelit zgjodhi të flasë anglisht si dhe paraqitja grafike e pretendimeve të tij synonte një audiencë të vetme: Trump. I cili prej kohësh e ka quajtur marrëveshjen bërthamore të firmosur nga Obama si të dështuar.

Kjo gjë tregon se kisha 100% të drejtë

citohet të jetë shprehur presidenti amerikan.

Bloomberg shton se kjo e Netanyahut me gjasë ka qenë e koordinuar me Trump, pasi të dy patën një bisedë telefonike në fundjavë. 

Shtimi i dozës me Iranin vjen ndërkohë që SHBA ngjan të ketë mbyllur një front me Korenë e Veriut, si dhe të ketë lëshuar pe në një zonë ku është angazhuar prej kohësh si Siria. Irani është pika kryesore e politikës së jashtme e cila ndërthuret në këtë moment me interesa edhe të një vendi që është partner kryesor i SHBA, Arabai Saudite. Kjo e fundit po përjeton një periudhë tranzicioni të pushtetit dhe protagonist kryesor i tij, princi Mohammed bin Salman po synon të korrigjojë dështimet e deritanishme në Siri, Liban dhe në Jemen. Salman ka zgjedhur aleancën me SHBA dhe Izraelin dhe ka shkuar aq larg sa vetëm sot citohej të ketë kërkuar nga palestinezët që ose të pranojnë kushtet për paqe të vendosura nga Trump, ose të qepin gojën.

Duket se përpara se Irani të neutralizohet po kërkohet izolimi diplomatik rajonal në kuptimin e heqjes së çdo mundësie veprimi. Në këtë kuptim vatrat e tensionit shërbejnë për gjallërimin e politikave të ndryshme dhe në terren Teherani zyrtar ka dëshmuar se është më i aftë.

Comments

Submitted by Lexo (not verified) on

Artikull i mbushur me hamendesime te paragjykuara :(
Irani e ka shprehur hapur qe do te zhduke Izraelin nga faqja e dheut.
Si do te silleshim ne ndaj nje vendi qe thote qe do te zhduke Shqiperine???!!!

Submitted by Genti (not verified) on

Mire e ke ti. Cifutet e shkrete kaluan holokaustin dhe pastaj gjithmone jane kercenuar dhe sulmuar nga islamikët, qëkur u vendosën në Lindjen e mesme! Sa duron Izraeli nuk duron kush, madje ata shkojne deri aty sa vetem viktima kane dhe nuk hakmerren edhe pse e kane mundesine per tu hakmarre!

Tani, një gjë me duket shqetesuese. Keto iranianet qe strehon Shqipëria, a janë miq të Izraelit apo edhe ata janë për zhdukjen e tij?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.