Si dëgjoheshin eposet homerike (audio)

Postuar në 28 Prill, 2018 21:49

Eposet Homerike janë të ndara në rapsodi që këngëtarët këndonin  në oborret e sundimtarëve të shquar. Ajo që nuk dimë është si dëgjoheshin vargjet e Homerit në veshët e publikut.

George Danek i Universitetit të Vjenës dhe Stefan Hagel i Akademisë Austriake të Shkencave përgatitën një interpretim që jep një përshtypje të ngjashme si dëgjoheshin këto poezi kur këndoheshin në greqishten e vjetër.

Fragmenti i mëposhtëm është i përbërë nga vargjet  267-299 nga Rapsodia 8 e  ​​Odiseas në të cilën Demodocus këndon për dashurinë e tij për Afërditën.

Melodia nuk është e saktë, por teoritë muzikologjike u përdorën për të përafruar riprodhimin e saj, duke pasur parasysh se poetët luanin instrumente muzikore si formhyx, një harpë me  të cilën ata improvizonin tekstet me katër vargje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.