Gjakmarrja/Avokati i Popullit: Në disa zona, shteti nuk garanton dot qytetarët

Postuar në 27 Mars, 2018 19:03

Një raport mbi dukurinë e gjakmarrjes në Shqipëri nxjerr në pah edhe problemin shumë serioz të mungesës së kontrollit të territorit nga shteti në disa zona. Avokati i Popullit, Erinda Ballanca, tha gjatë prezantimit të një raporti të realizuar nga organizata “Operazione Colomba”, se në këto zona, nuk ofrohet siguri dhe kjo çon në vetëburgosje apo largim nga vendi.

Ajo ka akuzuar edhe Policinë e Shtetit për mungesë statistikash të sakta për numrin e personave të vrarë për gjakmarrje dhe për familjet e munguara, një tregues ky se dukuria lulëzon në truallin e një hapësire ku jeta e njeriut vlen shumë pak dhe një shteti që i ngjan më shumë një entieti mesjetar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.