avokati i popullit

Zyrtare/Dorëzohet në Kuvend kërkesa për shkarkimin e Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca

Postuar në 04 Shtator, 2019 20:07

Falja publike që deputeti Myslim Murrizi ka kërkuar për fyerjen ndaj personave me sindromën daun ka vënë në lëvizje kërkesën për shkarkimin e Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca. 

Kërkesa drejtuar Parlamentit është bërë nga Shoqata e Thuthuqëve Autoktonë, që pretendojnë se ky institucion nuk reagoi ndaj kryeministrit Edi Rama për talljen dhe fyerjen që ky i fundit i bëri deputetit Edi Paloka për cenin fizik në të folur. Pra për thuthuqërinë e tij. 

Avokati i Popullit: Shkelje të mëdha nga policia gjatë dhe pas protestës

Postuar në 14 Prill, 2019 20:19

 

Në poshtë reagimi i plotë i Avokatit të Popullit për protestën e djeshme

Institucioni i Avokatit të Popullit ka vëzhguar me vëmendje edhe protestën e mbrëmjes së djeshme ashtu si edhe çdo protestë tjetër të mëparshme javët e fundit. Mandati i Avokatit të Popullit shtrihet mbi veprimtarinë e autoriteteve shtetërore e konkretisht të forcave të rendit për të verifikuar zbatimin me rigorozitet prej tyre të legjislacionit në fuqi e për të garantuar mbrojtjen e te drejtave te njeriut.

Avokati i Popullit: Hetim për tejkalim kompetencash nga Policia gjatë protestës

Postuar në 23 Nëntor, 2018 01:22

Lidhur me protestën e djeshme para Parlamentit nga ana e banorëve të zonës së Astirit, ka reaguar me një deklaratë edhe Avokati i Popullit. Më poshtë deklarata: 

Institucioni i Avokatit të Popullit po e ndjek në vazhdimësi situatën e krijuar si pasojë e kundërshtimeve për projektin e Unazës së Re.

Unaza e Madhe në Shkozë, Avokati i Popullit: IKMT dhe ALUIZNI kanë shkelur ligjin

Postuar në 16 Tetor, 2018 13:44

Avokati i Popullit po ndjek me shqetësim problemin e banorëve të Shkozës, të cilët janë prekur nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe. 

Institucioni i Avokatit të Popullit ka hartuar një raport të veçantë për këtë çështje, ku ka konstatuar se Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit  dhe ALUIZNI ka konsumuar një sërë shkeljesh ligjore në veprimtarinë e tyre.

Eksperti pranë Avokatit të Popullit, Alket Jaupi, thotë se raporti ka evidentuar mungesë transparence nga ana e IKMT-së. 

Gjakmarrja/Avokati i Popullit: Në disa zona, shteti nuk garanton dot qytetarët

Postuar në 27 Mars, 2018 19:03

Një raport mbi dukurinë e gjakmarrjes në Shqipëri nxjerr në pah edhe problemin shumë serioz të mungesës së kontrollit të territorit nga shteti në disa zona. Avokati i Popullit, Erinda Ballanca, tha gjatë prezantimit të një raporti të realizuar nga organizata “Operazione Colomba”, se në këto zona, nuk ofrohet siguri dhe kjo çon në vetëburgosje apo largim nga vendi.

Avokati i Popullit: Në rritje ankesat për mbifaturime nga OSHEE. ERE: Janë përgjysmuar

Postuar në 15 Shkurt, 2018 18:25

Avokati i Popullit dhe Enti rregullator i Energjisë kanë të dhëna të ndryshme për ankesat e qytetarëve për mbifaturimet e energjisë elektrike. Sipas institucionit të Avokatit të Popullit numri i ankesave ka trend në rritje, ndërsa ERE deklaron të kundërtën, por gjithsesi ka trajtuar 564 denoncime të qytetarëve për OSHEE-në gjatë vitit 2017.

TemaTV

Avokati i Popullit, KQZ-së: Shfuqizoni vendimin për kasetat e partive

Postuar në 04 Maj, 2017 12:59

Avokati i Popullit, Igli Totozani në një rekomandim drejtuar Kryetarit të KQZ-së Denar Biba i kërkon shpalljen e pavlefshmërisë absolute të vendimit të KQZ-së që detyron mediat të transmetojnë “materialet e vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore gjatë fushatës”. Sipas Avokatit të Popullit,  dispozitivi i vendimit në fjalë, përbën në mënyrë të qartë ndërhyrje të KQZ-së në lirinë e shprehjes që medias i garantohet me Kushtetutë, duke e kufizuar atë rast pas rasti me anë të vendimmarrjes me karakter administrativ.

Videolajm/Shkëmbim letrash mes Metës dhe Lu

Postuar në 14 Dhjetor, 2016 20:13

Rezerva për Projektligjin e ri të qeverisë mbi minoritetet. Akuza se nuk njihen të drejtat e vllehëve, goranëve dhe romëve?

Postuar në 09 Dhjetor, 2016 17:59

Qeveria ka hartuar projektligjin e ri të minoriteteve që në terma zyrtarë  njihet si projektligji për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë. Drafti ka nisur të diskutohet me grupet e interesit dhe së fundmi ishte pjesë e një auditoriumi të thirrur nga Avokati i Popullit, në të cilin u ngritën disa pikëpyetje mbi mangësitë që ofron ky draft.

Hetim administrativ praktikave të Bashkisë së Himarës

Postuar në 08 Nëntor, 2016 14:00

Avokati i Popullit, Totozani, së bashku me një grup ekspertësh ishte në Bashkinë e Himarës, ku u njohën me shqetësimet dhe ankesat e banorëve të kësaj zone. Totozani zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë së Himarës Jorgo Goro, pas të cilit tha se do të nisë një hetim administrativ për praktikat e ndjekura nga bashkia e Himarës.

Pages

Subscribe to RSS - avokati i popullit