Ish-drejtori i ASHR-së mbetet në burg

Postuar në 04 Shkurt, 2018 16:37

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, do të qëndrojë në burg. Ky është vendimi i Gjykatës së Elbasanit që ka dhënë sot masën e sigurisë për Xhikën, i arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. Ai akuzohet se ka abuzuar me dëm 5.3 miliardë lekë me fondet e rrugës Elbasan – Gjinar. Në seancë ka qenë edhe ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, ndërkohë që goditja e Xhikës po perceptohet se luftë politike ndaj LSI-së. Kryetarja  e kësaj force politike, deklaroi dje në një intervistë për TemaTv se do të publikohen dosjet korruptive prokurorëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.