Ndikimi i Turqisë në çështjen e emrit të Maqedonisë

Postuar në 13 Janar, 2018 14:38

Mes labirintit të analizave dhe parashikimeve për zgjidhjen ose jo të emrit të Maqesonisë, një nga çështjet që nuk është diskutuar është roli i Turqisë në këtë çështje.

Kështu shkruan gazetari, Kristos Lutradis, bashkëpunëtor i gazetës Hyrriet Daily News teksa nënvizon se Ankaraja nuk dëshiron normalizimin e marrëdhënieve në mes të Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë.

Sipas tij, qëllimi përfundimtar i 'Turqisë për mbrojtjen e popullsisë myslimane, me origjinë etnike turke dhe shqiptare që jeton në Maqedoni ka orientuar Ankaranë në rritjen e ndikimit të saj kryesisht në fushën e ekonomisë përmes grupeve të investimeve me lidhje të ngushtë me elitën politike turke.

Popullsia shqiptare e Maqedonisë shihet si një territor i ndikimit të Turqisë në elitën politike dhe ushtarake të vendit. Kjo shpjegon edhe përmirësimin vitet e fundit të marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe turqve.
"Ndikimi i Ankarasë, po ndodh në fushat e arsimit dhe kulturës përmes financimit të qendrave kulturore dhe fetare apo politikave për shkëmbimet e studentëve. Është e qartë se qëllimi i Ankarasë është për të krijuar një hark të ndikimit të saj me referencë të drejtpërdrejtë fenë e popullsive të vendeve të Ballkanit, veçanërisht në Shqipëri, Maqedoni dhe Bullgari me levë kryesore financimin e parave. Qëllimi përfundimtar është ndoshta të zvogëlojë ndikimin e Greqisë në rajon"-shkruan Lutradis. 

Më tej ai shton se në këtë kontekst është një fakt i pamohueshëm se përpjekja e normalizimit të marrëdhënieve mes Greqisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë është në të mirë të interesave vitale të Athinës kërkon zgjidhjen e çështjeve të mprehta si emri, çka do të reduktojë ndikimin e Turqisë jo vetëm në Maqesoni, por edhe në rajon.

http://www.huffingtonpost.gr/entry/o-rolos-tes-toerkias-sten-pydm-kai-oi...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.