Serbia jep 100 mijë euro ndihmë për përmbytjet

Postuar në 08 Dhjetor, 2017 20:38

Qeveria e Serbisë ka akorduar 100 mijë euro në mbështetje të Shqipërisë për përmbytjet që ndodhën në jug të vendit. Pas presidentit serb, Alleksandar Vucic që përmes një letre shprehi keqardhje dhe ofroj ndihmë, vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë nga kryeministrja Ana Brnabic. Ndihma e Serbisë përfshinë edhe ndihma me batanije dhe mjete të tjera për zonat e prekura nga përmbytjet.

“Në emër të Qeverisë së Serbisë do të doja të shpreh mbështetjen tuaj dhe Qeverisë suaj në përballjen me përmbytjet. Në situata të tilla të pa këndshme dhe të pa pritura është e nëvojshme të këmi mbështetje të ndërsjellë dhe bashkëpunim“, thuhet në letrën e kryeministres serbe drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Serbia shpreh shpresë se Shqipëria do të tejkaloj këtë katastrofë. Kryeministrja serbe kujton se vendet e rajonit, kanë kaluar në periudha me dëme të mëdha nga përmbytjet viteve të fundit dhe shpreson që të gjithë bashkë do ta gjejnë një zgjidhje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.