Ndahet nga jeta Aleksandër Lalo. Dhe një bllof i Tv Klan me show “live”...të regjistruar

Postuar në 19 Nëntor, 2017 22:30

Mediat raportojnë për vdekjen sot të Aleksandër Lalos, kompozitori I njohur i muzikës së disa filmave shqiptarë. Ai ndëroi jetë në moshën 68 vjeçare dhe do të mbahet mend për muzikën e filmavve “Treni niset më shtatë pa pesë”; “Dy herë mat”; “Asgjë nuk harrohet”; “Vajzat me kordele të kuqe”; “Tomka dhe shokët e tij”; “Dimri i fundit”; apo edhe një “Gjeneral kapet rob”. Lalo është nga përfaqësuesit kryesorë të muzikës së pas viteve ’70, kryesisht në kinematografi dhe ka patur aktivitet edhe pas vitit ’90.

Një vdekje që denoncon një të pavërtetë 

Ndarja nga jeta e Lalos ka krijuar edhe një situatë aspak të këndshme për programacionin e TV Klan, ku ai merrte pjesë në shown “C'est la vie”. Ky program i përcillet publikut sikur është live, pra zhvillohet në kohë reale me orarin zyrtar të transmetimit. Dhe për këtë ka disa materiale si njoftime, spote, deri edhe statuse në rrjetet sociale nga pjesëmarrës në të, që luajnë rolin e një shoë live. Mirëpo vdekja e Lalos ndërkohë që programi transmetohej ka detyruar Tv Klan të ndërpresë transmetimin e tij, me një njoftim sqarues ku thuhej se programi është i Regjistruar. Është një situatë dyfish e hidhur, për shkak të vdekjes së Lalos, por edhe për shkak se kjo vdekje zbuloi një raport të një televizioni me publikun. Dhe të mendosh që “C'est la vie” është ndër më të ndjekurit dhe të suksesshimit sipas Tv Klan.

Më poshtë spoti për programin:

 

Më poshtë deklarata e prezantueses Marina Vjollca se "C'est La Vie është 100% Live":

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.