"Rilindja Demokratike": Saimir Tahiri, vizitë në shtëpinë e biznesmenit Lefter Sota

Postuar në 05 Nëntor, 2017 16:28

Gazeta zyrtare e Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike” shkruan sot se ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka qenë të premten në shtëpinë e biznesmenit  Lefter Sota, djali i të cilit është ndaluar nga policia në Elbasan. Sipas kësaj gazete “Tahiri ka kërkuar të qetësojë familjarët e mikut të tij dhe t’u kërkojë që të mos flasin. Mësohet se vizita është bërë rreth orës 21:00..”.

Çështja që trajtohet është ajo e implikimit të djalit të Sotës në një situatë që po hetohet, kur ai u ndalua në Elbasan me 860 mijë euro në makinë dhe dy patenta lundrimi që mbanin emrin e Tahirit. Biznesmeni Lefter Sota deklaroi dje se paratë ishin të tijat deh se ato ishin për një pagesë ndaj firmë "Kurum", por ky version është hedhur poshtë nga kompania turke. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.