Izraeli kërcënon me luftë Sirinë

Postuar në 05 Nëntor, 2017 21:52

Ushtria izraelite ka kërcënuar të nisë një inkursion luftarak në Siri "për të mbrojtur" banorët e një fshati të populluar nga pakica Druze, të cilët në fakt janë mbështetës të qeverisë siriane."Jemi të përgatitur dhe të gatshëm për të ndihmuar banorët dhe për të parandaluar kapjen e fshatit”-deklaroi një zëdhënës i ushtrisë izraelite. Që nga lufta e 1967, Izraeli ka zënë dy të tretat e lartësive Golan të Sirisë.

Fshati Hader, megjithatë është i vendosur në pjesën e territorit që është nën kontrollin e Damaskut dhe popullsia e tij është në linjë me qeverinë siriane, duke hedhur dyshime rreth motiveve të vërteta të nisjes së një sulmi në territorin sirian nga Izraeli.

Agjencia zyrtare e lajmeve siriane njoftoi se së paku gjashtë vetë u vranë dhe 21 të tjerë u plagosën në një sulm me bombë nga grupi terrorist Jabhat Fateh al-Sham Takfiri, i cili më parë njihej si Fronti i Al- Nusra. Megjithatë grupet e Daesh dhe al-Nusra nuk e kanë sulmuar Izraelin pavarësisht se veprojnë pranë kufijve të Sirisë me Izraelin gjatë tre viteve të fundit.

Por Tel Avivi ka vënë disa herë në shënjestër territorin brenda Sirisë, duke pretenduar se godet konvojet që shkojnë për luftëtarët e lëvizjes libaneze të rezistencës së Hezbollahut, të cilët sipas Izraelit po ndihmojnë luftën e Fateh al-Sham dhe Daesh. Në shtator 2016, ligjvënësi izraelit Akram Hasson kritikoi Izraelin për mbështetjen e terroristëve në Siri, duke thënë se grupi terrorist Fateh al-Sham po vepronte me mbështetjen e "paprecedentë logjistike dhe mjekësore" nga Tel Avivi.

http://www.presstv.com/Detail/2017/11/04/540937/Israel-Syria-Druze-Hader...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.