Raportime për dorëheqjen e Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika

Postuar në 30 Tetor, 2017 12:28

Disa media po qarkullojnë një lajm sipas të cilit kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika ka dhënë dorëheqjen. Në fillim ishte portali “syri.net” që shkruajti për këtë gjë duke raportuar se akti i Likës ka qenë i papritur për presidentin e Republikës dhe se dorëheqja është imponuar nga ikryeministria për shkak të rolit që SHISH ka patur në luftën kundër trafikut të drogës. Gazeta “Panorama” raporton se dorëheqja ka qenë e pakërkuar dhe se Lika ka qenë i prerë në vendimin e tij.

Lajmet nuk citojnë burime zyrtare por i referohen burimeve anonime nga institucioni i presidencës. Po kështu ku zhvillim vihet në lidhje me një takim të këtyre momenteve mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit, Ilir Meta. Në këtë kuadër raportohet se emri i ri për drejtor të SHISH është ai i Helidon Bendos, aktualisht zv.drejtor në këtë institucion. (Përditësuar). 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.