Çështja "Tahiri"/Ambasada amerikane nuk ka gjë për të thënë, DASh po

Postuar në 25 Tetor, 2017 19:16

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee ka dhënë sot një intervistë për Zërin e Amerikës fokusuar kryesisht në vizitën e tij të fundit në Serbi. Por zyrtari amerikan është pyetur ndër të tjera edhe për situatën në Shqipëri dhe çështjen e nxehtë të akuzave dhe kërkesës për arrestim për ish-ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri. Në përgjigje të kësaj pyetjeje, Yee ka përcjellë mbështetje për prokurorëtndhe gjykatësit duke kërkuar që askush të mos jetë mbi ligjin. 

“I pari është se ligji duhet të jetë i zbatueshëm për të gjithë njësoj, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, askush nuk mund të gëzojë imunitet nga ligji. Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administratës. Nuk besojmë se individët duhet të shënjestrohen pse i takojnë një partie politike apo një tjetre, por parimi themelor është se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. 

Së dyti, ne mbështesim qeverinë, që jep shembullin. Qeveria është ajo e cila duhet të japë shembullin dhe të demonstrojë para qytetarëve se është e përkushtuar të luftojë korrupsionin, qofshin ata qytetarë, zyrtarë qeveritarë, të huaj, shqiptarë…dhe se Shqipëria është serioze në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin”, tha ai.

Ndërkohë që Yee ka dhënë këtë prononcim, ambasada amerikane në Tiranë ka mbajtur heshtjen. Pyetur sot nga ResPublica, përfaqësues të saj thanë se nuk kanë asgjë për të thënë për këtë çështje, qëndrim që mesa duket është më i tërhequr se standardi i selie. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.