“Jo fraksione, por për kryetarin duhet të ketë zgjedhje. Kjo është e panegociueshme”

Postuar në 04 Tetor, 2017 14:07

Grupi për Ringritjen e Partisë Demokratike ka sqaruar sot përmes një përfaqësuesi të vet, Ridvan Bodes, se cilat janë synimet e tij dhe cili është raporti me linjën zyrtare të partisë.

"Një grup drejtuesish të PD, anëtarë kryesie e të Këshillit Kombëtar, ish-drejtues, i janë drejtuar anëtarësisë për një proces që synon unifikimin e partisë, për një proces zgjedhor të përgjithshëm. Bashkimi i PD -sëpërmes një procesi zgjedhor është qëllimi ynë: të kërkohet ndjesë publike, të mundësohet hapja e një debati për kapërcimin e problemit që ka lidershipi, i cili vuan nga mungesa e kredibilitetit. Ne nuk kemi organizim juridik, por lëvizje brenda PD-së. Do t'i drejtohemi dhe zyrtarisht partisë, por tashmë kërkesa është publike. Do të takojmë demokratët anembanë Shqipërisë, do të jetë një platformë që do ta diskutojmë me të gjithë anëtarësinë. Qëllimi i Lëvizjes nuk është të gjejë konsensus mes nesh e drejtuesve aktualë. Qëllimi është me i gjerë: bashkimi përmes një analize të thellë dhe të diktuar e më pas të shkohet në zgjedhje në të gjitha nivelet përmes devizës së bashkimit. Nuk kërkojmë ndarje postesh, por pajtim përmes një debati të përgjithshëm dhe analizë dhe zgjedhjeve. Rizgjedhja e kryetarit është kusht i panegociueshëm. Kjo i bën mirë dhe kryetarit për kredibilitetin e tij të bjerrur. Nuk po kërkojmë fraksione dhe as përfaqësim të cilësuar. Duam votime dhe të drejta të barabarta në votime dhe le të jetë anëtarësia që të vendosë", tha Bode.

Duke përjashtuar fraksionet, Bode, i cili ka qenë në një takim me mediat bashkë me Astrit Patozin, ka rrëzuar një argument për përballje me ekipin që sot drejton PD-në, për të kërkuar kalimin në proces zgjedhor të partisë dhe kryetarit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.